☁️
Tiranë 9°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.32 ▼1.42%
ARI 4,036 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,062 ▼ -1.16% ETH $2,314 ▼ -1.82% XRP $1.2939 ▼ -2.64% SOL $99.9700 ▼ -2.2%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.32 ▼1.42 % ARI 4,036 ▼0.38 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.32 ▼1.42 % ARI 4,036 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Ferati mohon zërat për Kuvend të jashtëzakonshëm: Nuk ka asnjë nënshkrim të deponuar

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, ka deklaruar se deri më tani nuk është deponuar asnjë nënshkrim për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, pavarësisht raportimeve të fundit në media.

Ferati tha se LDK-ja do të shqyrtojë çdo kërkesë që plotëson kriteret statutare, por theksoi se aktualisht nuk ka asnjë iniciativë të formalizuar.

“Kanë qarkulluar lajme ditën e djeshme, edhe gjatë ditës sot, nëpër portale të ndryshme, tek të cilat nuk pashë ndonjë burim të cituar të informacionit… Deri më tani nuk ka asnjë nënshkrim të deponuar”, deklaroi ai.

Ai shtoi se në momentin kur do të ketë një kërkesë zyrtare nga organet e partisë, ajo do të trajtohet me urgjencë dhe seriozitet.

“Në momentin që ka kërkesa brenda organeve të LDK-së, sigurisht që me urgjencë e me seriozitet të madh kanë me u trajtuar prej neve si parti… Për momentin nuk ka numër, as nuk ka nënshkrime të deponuara brenda zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Ferati.

Duke folur për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai tha se ky i fundit nuk i shmanget procedurave statutare dhe se ka dëshmuar vazhdimisht përkushtim ndaj demokracisë së brendshme në parti.

“Kryetari Abdixhiku nuk është hera e parë dhe s’do të jetë as e fundit. I ka tri kuvende që i ka kaluar me votë të fshehtë dhe absolutisht nuk i ikën procedurave statutare të LDK-së”, u shpreh Ferati.

Ai komentoi edhe praninë e presidentes Vjosa Osmani në zyrat e LDK-së gjatë takimit të fundit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se kjo nuk është diçka e pazakontë.

“Zonja Osmani është prezente në zyrën e LDK-së në baza ditore, varësisht prej situatave që zhvillohen brenda LDK-së. Ajo ka qenë bartëse e listës së LDK-së me vendim të Kuvendit të Përgjithshëm”, tha ai.

Sipas Feratit, fokusi kryesor i LDK-së mbetet formimi i institucioneve të reja të Kosovës.

“LDK-ja fokus të agjendës e ka themelimin e institucioneve të Kosovës… Kjo është përgjigjja kryesore që po e presin qytetarët, e jo se a po organizohet ose jo një kuvend”, deklaroi ai.

Në fund, sekretari i LDK-së u bëri thirrje strukturave të partisë që debatet dhe pakënaqësitë t’i diskutojnë brenda forumeve partiake, e jo në publik.

“Mua më mbetet si Sekretar i LDK-së me bërë thirrje për qetësi… Çështjet që na preokupojnë duhet t’i diskutojmë brenda organeve të LDK-së, e jo me i shqetësuar anëtarësinë e gjerë”, përfundoi Ferati.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.