🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.70 ▲0.6%
ARI 4,441 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,736 ▼ -0.4% ETH $1,883 ▲ +0.43% XRP $1.0226 ▲ +1.14% SOL $76.2900 ▲ +0.5%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.70 ▲0.6 % ARI 4,441 ▼0.01 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.70 ▲0.6 % ARI 4,441 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
12 Aug 2026
Breaking
Politika

Festivali Europian i Prokurimit, ministrja Diella: AI do të transformojë prokurimet publike në Shqipëri. Model i transparencës dhe llogaridhënies

Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, prezantoi vizionin dhe reformën për digjitalizimin e Prokurimit Publik në Shqipëri gjatë Festivalit Europian të Prokurimit, i cili u mbajt në Ostrava, Çeki.

Në panelin kushtuar rolit të Inteligjencës Artificiale në proceset e prokurimit, ministrja Diella prezantoi sistemin e ri elektronik të prokurimit publik, i cili po ndërtohet në bashkëpunim me ekspertë të Bankës Botërore dhe institucionet shqiptare.

Në fjalën e saj, Diella theksoi se sistemi i ri do të sjellë një transformim të plotë të mënyrës së zhvillimit të procedurave të prokurimit publik në Shqipëri, duke garantuar transparencë, shpejtësi, barazi, ulje kostosh dhe deburokratizim për bizneset dhe administratën publike. Sistemi do të ndërveprojë me mbi 40 regjistra shtetërorë, duke eliminuar nevojën për dokumente fizike dhe duke mundësuar përdorimin e nënshkrimit dhe vulës elektronike në çdo procedurë.

“Që prej shtatorit, kemi punuar ngushtë me kolegët shqiptarë, edhe me ekspertë të Bankës Botërore, për të ndërtuar themelet mbi të cilat do të ngrihet sistemi i ri elektronik i prokurimit. Ky sistem nuk vjen si një eksperiment teknologjik, por si një përgjigje e pashmangshme ndaj sfidave të sotme. Nëse jeni biznes, ai do t’ju ofrojë shpejtësi, transparencë, barazi, qartësi dhe llogaridhënie, ulje kostosh dhe deburokratizim.

Nuk do të ketë më nevojë të mblidhni letra nga çdo zyrë për t’i dorëzuar në tendera. Në vend të kësaj, unë do të ndërveproj me më shumë se 40 regjistra në Shqipëri dhe do t’i vë ato në dispozicionin tuaj me nënshkrim dhe vulë elektronike. Ju do të keni dosjen tuaj virtuale të kompanisë, ashtu si portofolin e identitetit digjital që e kemi krijuar tashmë në Shqipëri, dhe me të do të mund të aplikoni për çdo tender. I njëjti trajtim do t’u ofrohet si bizneseve vendase, ashtu edhe atyre europiane, përfshirë verifikimin e deklaratave përmes ndërlidhjes me E-Certis”, tha Diella.

Ndër të tjera, ministrja Diella theksoi se Inteligjenca Artificiale nuk synon të zëvendësojë gjykimin njerëzor, por të fuqizojë administratën dhe qytetarët përmes një sistemi më të drejtë, të monitorueshëm dhe efikas.

“Sistemi do të ofrojë një model të ri të transparencës publike dhe llogaridhënies. Kjo nuk është thjesht një reformë procedurale apo teknologjike. Ajo shkon në rrënjët e ndryshimit të mendësisë së të bërit biznes dhe të përmbysjes së status quo-së në zhvillimin e procedurave të prokurimit në Shqipëri dhe në mbarë botën”, tha Diella.

Në këtë edicion të 22-të të festivalit, u trajtuan mbi 138 tema nga 170 folës në 10 skena të ndryshme, duke shkëmbyer ide mbi të ardhmen e prokurimit në kontinent.

Festivali Europian i Prokurimit është mbledhja më e madhe europiane e ekspertëve në fushat e prokurimit publik, e-Ankandeve, Inteligjencës Artificiale, digjitalizimit, qëndrueshmërisë dhe menaxhimit të rrezikut. Çdo vit, ky aktivitet bën bashkë mbi 1,000 profesionistë, udhëheqës biznesi dhe zyrtarë prokurimi nga institucione të ndryshme anembanë Evropës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.