☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.12 ▲1.22%
ARI 4,058 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,221 ▲ +1.64% ETH $2,367 ▲ +2.13% XRP $1.3412 ▲ +3% SOL $102.3400 ▲ +2.08%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,058 ▼0.4 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.12 ▲1.22 % ARI 4,058 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Festivali “Më ço në fshatin tënd” mbledh dhjetra grupet folklorike në Dropull

Banorët e Dropullit përjetuan një mbrëmje mbresëlënëse, ku kultura, tradita e përkatësia ishin kryefjala e takimit festiv, “Më ço në fshatin tënd”.

Ky aktivitet, prej 3 vitesh është kthyer në një festë tradicionale të muzikës popullore dhe polifonisë, në qarkun e Gjirokastrës.

Eventi promovon traditat vendase, kostumet popullore dhe gatimet autentike. Përgjatë 3 edicioneve, festivali “Më ço në fshatin tënd”, ka mbledhur dhjetëra grupe folklorike në sheshin e Derviçanit.

Ky festival dedikuar valleve tradicionale e këngëve polifonike, u organizua nga Shoqata Kulturore “Dhropoli” me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit në bashkëpunim edhe me Bashkinë Dropull.

“Tradita, muzika dhe vallja bashkuan në edicionin e 3-të të Festivalit qindra banorë dhe vizitorë. Një festë e bukur e këngës polifonike dhe trashëgimisë sonë kulturore”, u shpreh ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Mbrëmja mblodhi në Derviçan grupe vallesh dhe polifonike vendase dhe nga Greqia.

Derviçani u mbush me muzikë, valle, traditë dhe buzëqeshje, duke mirëpritur qindra vizitorë nga Dropulli, Greqia dhe zona të tjera të Shqipërisë.

Në skenën e festivalit u ngjitën:

  • Shoqata Kulturore “DHROPOLI”
  • Grupi Polifonik i Dropullit të Sipërm “Kirades tou Selleiou”
  • Organizata Kulturore e Langadhasit “Migdonia” (Valle Trake)
  • Grupi i Valleve i Bashkisë Zitsa
  • Shoqata Kulturore “Pegasos” e Selanikut Perëndimor
  • Shoqata Kulturore e Grevenës “Pindos”
  • Grupi Polifonik i Derviçanit
  • Grupi Folklorik i Lakonisë
  • Shoqata Kulturore e Grave të Sarandës “Elpida”
  • Asambli Libohova
  • Organizata Kulturore e Langadhasit “Migdonia” (Valle të Ishujve)
  • Shoqata Kulturore e Kretanëve “Vrakoforoi” të Maqedonisë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.