☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.68 ▼0.22%
ARI 4,186 ▼1.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,580 ▼ -3.01% ETH $1,688 ▼ -3.65% XRP $1.1404 ▼ -3.81% SOL $68.9500 ▼ -4.59%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.68 ▼0.22 % ARI 4,186 ▼1.41 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.68 ▼0.22 % ARI 4,186 ▼1.41 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Sporti

Final Four EuroLeague 2026: Olympiacos mposht Fenerbahce-n dhe kalon në finalen e madhe

Final Four e EuroLeague 2026 ka njohur finalisten e parë. Olympiacos Piraeus mposhti Fenerbahce Beko Istanbul me shifrat 79-61 në një takim, i cili u dominua plotësisht nga vendasit në sllën e sportit ku luajnë rivalët e urryer të Panathinaikos.

Ndeshja nisi mjaft e ekuilibruar pasi koshi i parë u realizua gati 2.5 minuta nga starti. Formacioni grek shfrytëzoi faktorin fushë duke shënuar dhjetë pikë dhe detyroi Sarunas Jasikevicus që të kërkonte pushim.

Koshi i parë për kampionët në fuqi erdhi 3 minuta nga fundi i pjesës së parë ndërsa vetëm sirena mund të ndalte Tyler Dorsey dhe Olympiacos që e mbyllën në avantazh 18-12.

Në periodën e dytë Olympiacos rriti edhe më shumë vëmendjen në mbrojtje dhe kreu edhe një tjetër rezultat të pjsshëm të favorshëm me shifrat 11-0. Fenerbahce tentoi që të minimizonte dëmet me anë të Tarik Biberovic, por në pushimin e madh ekipet shkuan me shifrat 33-24.

Edhe pse mungoi gjatë pjesës së parë në periodën e tretë spikati Sasha Vezenkov, i cili shënoi pesë pikë për të dërguar në 18 pikët e avantazhit të vendasve karshi miqve, të cilët morën një tjetër pushim.

Tri pikët e Talen Horton Tucker vetëm 2.28 nga fundi i periodës së tretë reduktuan në 9 pikë diferencën Olympiacos me ekipin turk.

Fenerbahce nuk u dorëzua dhe nisi mirë periodën e katërt me Biberovic. Përgjigja e ekipit grek nuk mungoi me tri pikëshin e Evan Fournier.

Kampionët në fuqi tentuan gjithçka për të rihapur ndeshjen madje rrezikuan më shumë ç’duhej duke tentuar goditje për tre, por Olympiacos kishte një marsh më shumë. Ekipi nga Pireu pret të mësojë finalisten e dytë të EuroLeague 2026, e cila do të vendoset në RTSH Sport HD në derbin spanjoll Valencia – Real Madrid.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.