🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.10 ▲0.66%
ARI 3,931 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,850 ▼ -1.91% ETH $2,254 ▼ -1.61% XRP $1.2522 ▼ -0.13% SOL $92.1500 ▼ -2.86%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – 250 000 të evakuar, pas zjarreve jashtë kontrollit në Francë dhe Spanjë

PARIS/MADRID, 25 korrik /ATSH-AFP/ – Zjarret masive që kanë përfshirë Francën dhe Spanjën kanë detyruar më shumë se 250 mijë banorë të largohen nga shtëpitë e tyre që nga mesi i javës.

Situata mbetet kritike, ndërsa autoritetet franceze kanë nisur evakuimin e shtatë komunave të tjera pranë qytetit të Bordosë, për shkak të një zjarri të cilësuar si “i paprecedentë”.

Në Spanjë, autoritetet po përballen me një zjarr pranë Madridit që është përshkruar si “i pamundur për t’u shuar”.

Prefektja e departamentit Gironde, Sophie Brocas, deklaroi se përhapja e vazhdueshme e flakëve, pavarësisht angazhimit të madh të forcave të emergjencës, ka bërë të domosdoshme evakuimin e banorëve për të garantuar sigurinë e tyre.

Vetëm në Francën jugperëndimore, zjarret kanë shkaktuar deri tani rreth 141 mijë evakuime. Prej tyre, rreth 110 mijë persona janë larguar nga departamenti Gironde, ndërsa 31 mijë të tjerë nga departamenti fqinj Landes.

Autoritetet urdhëruan gjithashtu evakuimin e plotë të gadishullit turistik Cap-Ferret, pranë Bordosë, ku banorët dhe turistët u larguan si me rrugë tokësore ashtu edhe me anije.

Rreth 3 500 persona të evakuuar nga zona e Gjirit të Arcachon dhe komunat përreth janë strehuar në qendrën e ekspozitave në Bordo, e cila është shndërruar në një qendër pritjeje emergjente.

Shumë familje janë larguar me nxitim, duke marrë me vete edhe kafshët shtëpiake.

Përballë përkeqësimit të situatës, kryeministri francez Sébastien Lecornu njoftoi se numri i ushtarakëve të angazhuar në mbështetje të zjarrfikësve do të dyfishohet, duke kaluar nga 500 në 1 000, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur zonat e banuara. /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.