🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $67,094 ▼ -2.51% ETH $1,895 ▼ -2.39% XRP $0.9811 ▼ -4.57% SOL $75.1700 ▼ -6.39%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Klubet gjermane kufizojnë përdorimin e celularëve në stadiume

DORTMUND, 14 nëntor/ATSH-AFP/ – Klubi i Bundesligës “Borussia Dortmund” ka ndërmarrë një nismë të pazakontë për futbollin modern, pasi u ka kërkuar tifozëve të mos përdornin telefonat celularë gjatë ndeshjeve.

Përpara takimit me “Eintracht Frankfurt”, Dortmundi nisi një projekt që shpërblente tifozët për mospërdorimin e telefonave në stadiumin “Westfalenstadion”, me kapacitet 82 mijë vende.

Përmes aktivizimit të funksionit “Fan Mode” në aplikacionin e klubit, tifozët grumbullonin pikë dhe mund të fitonin çmime, përfshirë fanella me autografë dhe kupona për dyqanin e klubit.

Nisma është pritur pozitivisht në Gjermani, ku përvoja e ndjekjes së ndeshjeve në stadium konsiderohet ende një traditë e rëndësishme për miliona tifozë.

Reagime shumë pozitive nga tifozët

Rregullat e veçanta të qeverisjes së futbollit gjerman, të cilat kufizojnë investimet e jashtme dhe kërkojnë që klubet të jenë në pronësi të anëtarëve të tyre, kanë ndihmuar në ruajtjen e atmosferës tradicionale në stadiume. Përfshirja e tifozëve në vendimmarrjen e klubeve e bën ruajtjen e kësaj përvoje një përparësi.

“Bayern Munich”, kampionia në fuqi e Gjermanisë, ofron bileta sezonale duke filluar nga 180 euro për 17 ndeshjet e saj në shtëpi. Në Angli, bileta sezonale më e lirë e kampionëve “Arsenal” kushton 978 paund për 19 ndeshje.

“Borussia Dortmund” nuk është klubi i vetëm që po përpiqet të kufizojë përdorimin e telefonave gjatë ndeshjeve. Edhe Hertha Berlin dhe Dynamo Dresden, dy skuadra të kategorisë së dytë, kanë zbatuar masa të ngjashme këtë sezon.

Nismat e tyre synojnë kryesisht të frenojnë prirjen në rritje të influencuesve për të filmuar dhe fituar para nga përmbajtjet e krijuara në stadiume, por edhe të ruajnë atmosferën autentike të ndeshjeve.

Të bërtasësh dhe të transmetosh

Drejtori i “Borussia Dortmundit”, Carsten Cramer, tha se kjo politikë synon të mbrojë atë që e bën klubin të veçantë.

“Është një qasje shumë e veçantë. Duam t’u themi njerëzve, nuk jeni në një koncert ku bërtisni dhe transmetoni vazhdimisht video”, u shpreh ai.

Sipas Cramerit, përparimi teknologjik nuk duhet shmangur, por duhet përdorur në mënyrë të përshtatshme, duke mbrojtur emocionet dhe autenticitetin që karakterizojnë një ndeshje futbolli.

Ai u bëri thirrje tifozëve që të ndjekin lojën, ta shijojnë dhe të përjetojnë momentin.

Një nga simbolet më të rëndësishme të stadiumit të Dortmundit është “Muri i Verdhë”, tribuna më e madhe në këmbë në Evropë, me kapacitet prej 25 mijë tifozësh.

Cramer theksoi se emocionet që përcjell kjo tribunë kërkojnë vëmendjen e plotë të tifozëve, të cilët humbasin një pjesë të përvojës kur përqendrohen te mesazhet dhe transmetimet në telefonat e tyre.

Nisma pritet të zgjerohet, duke pasur parasysh reagimet shumë pozitive të tifozëve të Dortmundit. Megjithatë, Bayern Munich ka shprehur rezerva. Anëtari i bordit të klubit, Rouven Kasper, bëri një koment me humor; “futbolli te ‘Bayerni’ është kaq emocionues, saqë nuk kemi nevojë t’i ndalojmë telefonat”.

Cramer e priti me sportivitet këtë koment, duke shtuar se treguesi më i rëndësishëm i suksesit mbetet fusha e lojës: Dortmundi kishte fituar të tria ndeshjet që nga zbatimi i nismës.

“E bëmë për të fituar ndeshje dhe ia dolëm”, përfundoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.