🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $67,038 ▼ -2.59% ETH $1,893 ▼ -2.54% XRP $0.9807 ▼ -4.69% SOL $75.0200 ▼ -6.46%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Politika

Sot mblidhet Asambleja e PS-së, në fokus të diskutimeve përzgjedhja e kandidatëve për bashkitë deri te ndryshimet e mundshme në qeveri

Partia Socialiste mbledh këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare, në një moment të rëndësishëm politik për mazhorancën, teksa në fokus do të jenë përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, por edhe zhvillimet brenda vetë Partisë Socialiste.

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS-së, Edi Rama, pritet të përcaktojë drejtimet kryesore të organizimit elektoral dhe të japë sinjalet e para për mënyrën se si do të përzgjidhen kandidatët për kryetarë bashkie në 46 njësitë vendore.

Një nga pritshmëritë kryesore lidhet me mundësinë që Rama të konfirmojë emra konkretë që mund të hyjnë në garën për drejtimin e bashkive.

Përtej përgatitjeve elektorale, Asambleja pritet të shihet edhe si një moment ku mund të jepen sinjale për ndryshime të mundshme në kabinetin qeveritar. Në kushtet e protestave të muajve të fundit, nuk përjashtohet mundësia që kryeministri të shqyrtojë edhe lëvizje në përbërjen e qeverisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka bërë të ditur në emisionin “3D” në RTSH se në Asamble do të diskutohet edhe hapja e një platforme përmes së cilës qytetarët e interesuar do të mund të aplikojnë për të kontribuar në qeverisjen vendore dhe përfaqësimin në këshillat bashkiakë.

Punimet e saj pritet të nisin paraditen e sotme, ku fokusi kryesor do të jetë fjala e kryeministrit Edi Rama.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.