☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.14 ▼0.42%
ARI 4,071 ▼1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,781 ▼ -5.97% ETH $2,233 ▼ -7.94% XRP $1.1918 ▼ -9.98% SOL $89.9400 ▼ -7.01%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.14 ▼0.42 % ARI 4,071 ▼1.04 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.14 ▼0.42 % ARI 4,071 ▼1.04 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Franca përgatitet për një tjetër valë protestash, ndërsa jelekëverdhët mobilizohen

PARIS, 6 nëntor /ATSH-AFP/- Lëvizja e jelekëverdhëve në Francë organizon sot protesta të tjera në shkallë kombëtare, duke zgjatur javët e trazirave sociale që kanë nxjerrë në rrugë qindra mijëra demonstrues.

Lëvizja ka bërë thirrje sot për bllokime rrugësh dhe forma të tjera proteste, ndërsa nesër priten demonstrata të mëdha në të gjithë vendin, për të katërtin fundjavë radhazi.

Protestat fillimisht, nisën me demonstrata studentore, ku kërkohej përmirësimi i arsimit, por më pas u shndërruan në një lëvizje më të gjerë, ku javët e fundit janë bashkuar qindra mijëra qytetarë.

Ndërkohë, sindikatat organizuan dje demonstrata në mbarë vendin, ku protestuesit kërkuan rritjen e pagave dhe të pagës minimale.

Në përpjekje për të ulur tensionet, qeveria franceze ka sinjalizuar se po planifikon të rrisë pagën minimale dhe ka premtuar më shumë personel dhe fonde për shkollat.

Ajo njoftoi gjithashtu, se do të nxjerrë në treg karburant nga rezervat kombëtare, me synimin për të ulur çmimet në pikat e furnizimit për drejtuesit e automjeteve gjatë një periudhe tremujore.

Lëvizja e jelekëverdhëve nuk ka një organizim të qartë qendror, çka e bën të vështirë për qeverinë zhvillimin e negociatave të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e saj.

Lëvizja u bë e njohur fillimisht në vitin 2018, përmes protestave kundër rritjes së taksave mbi karburantet, të cilat më pas u zgjeruan në demonstrata mbarëkombëtare kundër pabarazisë ekonomike. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.