🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.10 ▲0.66%
ARI 3,931 ▼0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,850 ▼ -1.91% ETH $2,254 ▼ -1.61% XRP $1.2522 ▼ -0.13% SOL $92.1500 ▼ -2.86%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.10 ▲0.66 % ARI 3,931 ▼0.96 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Imunoterapia rinovon mushkëritë dhe eliminon qelizat e plakura

– Një ekip shkencëtarësh i udhëhequr nga studiuesi spanjoll David Lagares në Universitetin e Harvardit ka zbuluar një qasje të re premtuese që mund të ndihmojë në rinovimin e mushkërive dhe trajtimin e sëmundjeve të lidhura me plakjen qelizore, veçanërisht fibrozën pulmonare, sipas “El Pais”.

Studimi është publikuar në revistën shkencore “Science Translational Medicine”.

Plakja e organizmit shoqërohet me grumbullimin e qelizave të plakura (seneshente), të cilat nuk vdesin siç duhet dhe vazhdojnë të prodhojnë substanca që nxisin inflamacion kronik dhe dëmtimin e indeve. Këto qeliza konsiderohen një nga faktorët kryesorë të plakjes biologjike dhe të shumë sëmundjeve kronike.

Shkencëtarët u përqendruan te paaftësia e sistemit imunitar për të larguar këto qeliza nga mushkëritë e njerëzve të moshuar. Ata përdorën një formë imunoterapie që “riedukon” qelizat Natural Killer (NK), të cilat normalisht identifikojnë dhe shkatërrojnë qelizat e dëmtuara ose të plakura.

Në eksperimentet me minj, një ilaç eksperimental i quajtur monalizumab riktheu aftësinë e qelizave NK për të eliminuar qelizat e plakura. Si rezultat, fibroza pulmonare u përmirësua pjesërisht dhe mushkëritë rifituan një pjesë të funksionit të tyre normal. Edhe në mostrat qelizore të marra nga pacientë me fibrozë pulmonare, ilaçi arriti të eliminonte qelizat problematike.

Sipas David Lagares, mekanizmi që pengon sistemin imunitar të largojë qelizat e plakura mund të jetë i njëjtë edhe në organe të tjera. Nëse kjo konfirmohet, monalizumab mund të shndërrohet në një platformë të re terapeutike kundër plakjes patologjike të indeve dhe jo vetëm në një trajtim për fibrozën pulmonare.

Studiuesit besojnë se kjo strategji mund të ketë vlerë edhe për sëmundje të tjera ku grumbullohen qelizat seneshente, si artriti reumatoid, skleroderma me fibrozë pulmonare, fibroza pas COVID-19, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) dhe fibroza e shkaktuar nga radioterapia te pacientët me kancer.

Monalizumab është një antitrup i zhvilluar nga kompanitë farmaceutike Innate Pharma dhe AstraZeneca. Aktualisht ai po testohet në prova klinike për disa lloje kanceri. Ilaçi vepron duke hequr “frenën” që pengon sistemin imunitar të sulmojë qelizat e dëmshme, një mekanizëm i ngjashëm me atë të frenuesve të PD-1 që përdoren në imunoterapinë e kancerit.

Ekspertët e pavarur e kanë vlerësuar studimin si një hap shumë të rëndësishëm. Biologia Pura Munoz, nga Altos Labs, thekson se ilaçet aktuale për fibrozën pulmonare vetëm ngadalësojnë përparimin e sëmundjes, ndërsa ky studim është i pari që tregon një kthim mbrapa të fibrozës në modele eksperimentale. Sipas saj, aktivizimi i sistemit imunitar mund të krijojë mundësinë që fibroza të hyjë në remision.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se kjo terapi është ende në fazën eksperimentale. Nevojiten prova klinike te njerëzit për të konfirmuar sigurinë dhe efektivitetin e saj për trajtimin e fibrozës pulmonare dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me plakjen. Nëse rezultatet konfirmohen, kjo mund të përfaqësojë një hap të madh drejt terapive që synojnë vetë mekanizmat biologjikë të plakjes, duke ndihmuar në rigjenerimin e organeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.