🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.32 ▼0.15%
ARI 3,956 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,761 ▼ -1.76% ETH $2,250 ▼ -0.81% XRP $1.2491 ▼ -0.13% SOL $91.7600 ▼ -2.48%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kafeja dhe zemra, studimi i ri qartëson sa filxhanë mund të konsumohen çdo ditë

– Për miliona njerëz, dita nis vetëm pas filxhanit të parë të kafesë. Por sa kafe mund të konsumohet pa ushtruar presion mbi zemrën?, shkruan mondo sanità.it.

Sipas një deklarate të re shkencore të Shoqatës Amerikane të Zemrës (American Heart Association), të publikuar më 20 korrik në revistën Circulation, për shumicën e të rriturve të shëndetshëm deri në 400 miligramë kafeinë në ditë konsiderohen përgjithësisht të sigurta.

Dokumenti thekson gjithashtu se konsumi i moderuar i kafesë është lidhur, në disa studime, me një rrezik më të ulët për sëmundje koronare të zemrës, goditje në tru dhe insuficiencë kardiake.

Megjithatë, ekspertët sqarojnë se kjo është vetëm një lidhje statistikore dhe nuk provon se është vetë kafja që mbron zemrën.

Shumica e të dhënave bazohen në studime vëzhguese dhe nuk përbëjnë një rekomandim për të rritur konsumin e kafesë.

Ekspertët paralajmërojnë se nuk duhet të numërohen vetëm filxhanët, por sasia totale e kafeinës që merret gjatë ditës.

Përmbajtja e kafeinës ndryshon sipas llojit të kafesë, përzierjes, sasisë së pluhurit, kohës së ekstraktimit dhe madhësisë së filxhanit.

Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), një ekspres prej rreth 60 ml përmban mesatarisht 80 mg kafeinë, ndërsa një filxhan kafeje filtri prej 200 ml rreth 90 mg, edhe pse këto janë vlera të përafërta.

Në llogaritjen e konsumit ditor duhet të përfshihet edhe kafeina që merret nga çaji, pijet me kola, çokollata, pijet energjike, suplementet dhe disa ilaçe.

Kufiri prej 400 mg vlen për të rriturit e shëndetshëm dhe nuk do të thotë se ata që pinë një ose dy kafe në ditë duhet ta shtojnë patjetër konsumin.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.