🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.93 ▼0.82%
ARI 4,029 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,140 ▲ +0.16% ETH $2,324 ▲ +0.05% XRP $1.3044 ▲ +0.91% SOL $100.6800 ▼ -0.51%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.93 ▼0.82 % ARI 4,029 ▼0.24 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.93 ▼0.82 % ARI 4,029 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Libani: Përparime në bisedimet për tërheqjen izraelite

BEJRUT/ROMË, 15 korrik /ATSH-DPA/ – Është shënuar përparim në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mes Izraelit dhe Libanit, të zhvilluara në Romë, bëjnë të ditur burime zyrtare libaneze.

Palët kanë rënë dakord të zhvillojnë një takim të ri ushtarak të premten, ku do të diskutohet krijimi i dy zonave pilot për një tërheqje të mundshme të forcave izraelite.

Sipas një burimi pranë presidencës libaneze, gjatë takimeve është vënë re një përmirësim i dukshëm i atmosferës dhe është rënë dakord për të identifikuar zonat ku Izraeli do të tërhiqet, ndërsa kontrolli do t’i kalojë ushtrisë libaneze.

Burimi theksoi se takimi i së premtes do të zhvillohet mes përfaqësuesve ushtarakë të Libanit, SHBA-së dhe Izraelit.

Gjatë takimit do të përcaktohen mandati dhe kuadri i zbatimit të operacionit në dy zonat e para pilot.

Nëse procesi rezulton i suksesshëm, modeli do të zgjerohet edhe në rajone të tjera.

Sipas zyrtarit libanez, dita e dytë e bisedimeve ishte më pozitive se e para.

Ai tha se fillimisht kishte pasur tensione, por më vonë atmosfera u përmirësua dhe u diskutua edhe krijimi i grupeve të përbashkëta të punës, megjithëse ende nuk janë caktuar përfaqësuesit.

Marrëveshja e fundit mes Izraelit dhe Libanit parashikon që tërheqja e trupave izraelite të testohet fillimisht në zona pilot.

Në këto zona, ushtria izraelite do t’ia dorëzojë kontrollin Ushtrisë Libaneze, pasi të konfirmohet se nuk ka më prani të Hezbollahut.

Zonat pilot që po shqyrtohen përfshijnë qytetet Zawtar al-Gharbiyah, Zawtar al-Sharqiyah, al-Ghandouriyah, Burj Qalawiyah, Sarifa dhe Frun në jug të Libanit.

Këto zona ndodhen në rajone që janë nën pushtim izraelit, nën zjarrin e ushtrisë izraelite ose pranë pozicioneve të saj ushtarake./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.