☁️
Tiranë 11°C · Vranët 28 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
₿ CRYPTO
BTC $60,030 ▼ -2.41% ETH $1,664 ▼ -4.05% XRP $0.9496 ▼ -1.19% SOL $71.6400 ▼ -1.61%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
28 Nën 2026
Breaking
roze

Kim Kardashian flet për jetën pas Kanye West

Kim Kardashian flet për jetën pas Kanye West

Kim Kardashian ka folur më hapur për jetën e saj sentimentale dhe për periudhën që kaloi para se të niste lidhjen me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton.

Në një intervistë të re për Times Style Magazine, ylli i reality show-t tregoi se pas divorcit të bujshëm nga Kanye West në vitin 2021, me përjashtim të lidhjes së shkurtër me Pete Davidson, ajo ishte “vërtet beqare për pesë vjet”.

Themeluesja e SKIMS, 45 vjeç, e cilësoi këtë periudhë larg lidhjeve si diçka “të mrekullueshme”, pasi i dha mundësinë t’i përkushtohej fëmijëve dhe projekteve të saj.

“Vërtet nuk ndjeva asnjë nxitim. Nuk ndihesha bosh. Ndihesha sikur kisha nevojë për kohën time”, u shpreh Kardashian.

Ajo tregoi se pas ndarjes së vështirë nga Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm, dëshironte të përqendrohej te vetja.

“Doja të shërohesha plotësisht dhe thjesht të punoja me veten. Nuk isha gati të hapja zemrën. Në fakt, as nuk po mendoja për këtë. Universi funksionon në favorin tënd kur thjesht e lejon”, tha ajo.

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton, të cilët njihen që prej vitit 2014, e bënë lidhjen e tyre publike në fillim të këtij viti, kur u shfaqën së bashku në Super Bowl.

Që prej atëherë, dyshja ka preferuar ta mbajë lidhjen larg vëmendjes së publikut, edhe pse herë pas here kanë ndarë momente të ëmbla së bashku në rrjetet sociale.

Në korrik, Hamilton publikoi fotografi nga një arratisje familjare, ku çifti shfaqej duke shijuar kohën së bashku. Një muaj më vonë, piloti britanik ndau edhe disa foto intime nga një takim me Kardashian, duke shkruar: “Duke pushuar, duke marrë veten dhe duke rikarikuar”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.