☁️
Tiranë 22°C · Vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,713 ▲0.28%
DOW 52,496 ▲1.02%
NASDAQ 26,425 ▼0.02%
NAFTA 99.18 ▲1.39%
ARI 4,139 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $83,577 ▲ +2.64% ETH $2,464 ▲ +3.46% XRP $1.3555 ▲ +4.77% SOL $107.0300 ▲ +2.79%
S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.18 ▲1.39 % ARI 4,139 ▼0.09 % S&P 500 7,713 ▲0.28 % DOW 52,496 ▲1.02 % NASDAQ 26,425 ▼0.02 % NAFTA 99.18 ▲1.39 % ARI 4,139 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Pekini paralajmëron Londrën për masa hakmarrëse nëse vendos tarifa ndaj makinave elektrike kineze

– Kina ka paralajmëruar Britaninë e Madhe se do të marrë masa hakmarrëse nëse Londra vendos kufizime ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë, ndërsa qeveria britanike po shqyrton mundësinë e përafrimit të politikës së saj tregtare me atë të Bashkimit Evropian, sipas “The Guardian”.

Ministria kineze e Tregtisë i kërkoi Britanisë së Madhe të respektojë rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe të mos ndjekë automatikisht politikën e BE-së për kufizimin e importeve të automjeteve elektrike kineze.

Pekini theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve në industrinë e automobilave, bazohet në përfitimin e ndërsjellë dhe paralajmëroi se do të mbrojë interesat e industrisë kineze nëse Britania e Madhe vendos masa kufizuese.

“Ne do të ndjekim nga afër veprimet e Britanisë së Madhe. Nëse ajo këmbëngul në vendosjen e kufizimeve ndaj automjeteve elektrike kineze, Kina do të marrë masa të vendosura kundërpërgjigjeje”, deklaroi Ministria kineze e Tregtisë.

Paralajmërimi vjen pasi ministri britanik i Tregtisë, Anas Sarwar, tha se Londra dhe Brukseli duhet të bashkëpunojnë për të përballuar ndikimin në rritje të Kinës në sektorin e automobilave.

Ai konfirmoi se diskutimet me partnerët evropianë për tarifat e mundshme ndaj makinave elektrike kineze janë ende në vijim, pa dhënë hollësi për nivelin e tyre apo afatin e mundshëm të zbatimit.

Britania e Madhe po shqyrton gjithashtu mundësinë e përfshirjes në nismën evropiane “Made in Europe”, e cila synon të favorizojë prodhimin vendas në disa projekte dhe procedura të prokurimit publik.

Sipas një propozimi franko-gjerman, pjesëmarrja britanike mund të kushtëzohet nga përafrimi me masat tregtare të BE-së, përfshirë tarifat ndaj automjeteve kineze.

Ndryshe nga Bashkimi Evropian, i cili në vitin 2024 vendosi tarifa shtesë për makinat elektrike kineze, Britania e Madhe aktualisht zbaton tarifën e zakonshme të importit prej 10 për qind, pa taksa shtesë të posaçme ndaj këtyre automjeteve.

Tarifat shtesë të BE-së variojnë nga 7,8 deri në 35,3 për qind, në varësi të prodhuesit.

Megjithatë, qeveria britanike nuk ka marrë ende një vendim për vendosjen e tarifave të reja.

Çështja mbetet pjesë e diskutimeve tregtare me Bashkimin Evropian, ndërsa Kina ka bërë të ditur se do të reagojë nëse Londra vendos kufizime ndaj automjeteve të saj elektrike. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.