☁️
Tiranë 25°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,664 ▲0.95%
DOW 52,600 ▲1.03%
NASDAQ 26,356 ▲1.05%
NAFTA 100.62 ▼1.81%
ARI 4,393 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,233 ▲ +0.08% ETH $2,546 ▲ +3.26% XRP $1.3566 ▲ +0.12% SOL $101.5700 ▲ +1.72%
S&P 500 7,664 ▲0.95 % DOW 52,600 ▲1.03 % NASDAQ 26,356 ▲1.05 % NAFTA 100.62 ▼1.81 % ARI 4,393 ▼0.34 % S&P 500 7,664 ▲0.95 % DOW 52,600 ▲1.03 % NASDAQ 26,356 ▲1.05 % NAFTA 100.62 ▼1.81 % ARI 4,393 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Premtimi i Trump për raketat “Patriot” kërkon kohë, Ukraina përballet me zgjedhje të vështira

– Premtimi i presidentit amerikan, Donald Trump për t’i siguruar Ukrainës të drejtën për të prodhuar raketa amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot” është një fitore politike për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por zbatimi i tij mund të kërkojë të paktën një vit, sipas ekspertëve të mbrojtjes, raportoi “Reuters”.

Ndërkohë, mungesa e vazhdueshme e raketave interceptuese, do ta detyrojë Kievin të vendosë se cilat objektiva duhet të mbrojë më parë, ndërsa Rusia vazhdon sulmet ndaj qyteteve dhe infrastrukturës energjetike ukrainase.

Trump e bëri premtimin gjatë takimit me Zelensky në samitin e NATO-s në Ankara, një sinjal i rëndësishëm mbështetjeje pas tensioneve të mëparshme mes tyre.

Sistemi “Patriot” është arma e vetme në arsenalin ukrainas, që mund të ndalojë raketat balistike ruse.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se prodhimi nuk mund të nisë shpejt.

Ndërtimi i një fabrike, organizimi i furnitorëve dhe krijimi i zinxhirit të prodhimit, mund të kërkojnë më shumë se 12 muaj.

Eksperti i raketave, Fabian Hoffmann nga Instituti Norvegjez për Studime të Mbrojtjes tha se ndikimi në afat të shkurtër, do të jetë shumë i kufizuar dhe se prodhimi mund të nisë “dukshëm më vonë se një vit”.

Raketat “Patriot” prodhohen nga kompanitë amerikane “Lockheed Martin” dhe “Raytheon Technologies”.

Ekspertët sugjerojnë se prodhimi i parë mund të zhvillohet në Gjermani ose një vend tjetër evropian, ku është më i sigurt, dhe më pas të zhvendoset në Ukrainë pas përfundimit të luftës.

Zelensky tha se ekipet teknike do të punojnë për të përshpejtuar procesin dhe kërkoi që prodhimi të nisë sa më shpejt në Ukrainë.

Ai gjithashtu njoftoi se një furnizim i ri me raketa “Patriot PAC-3” nga SHBA-ja, pritet në ditët në vijim.

Ukraina ka nevojë për më shumë sisteme “Patriot”

Sipas ekspertëve, prodhimi aktual i raketave “Patriot” nuk mjafton për të përballuar kërcënimin rus.

Rusia prodhon rreth 700–800 raketa balistike “Iskander”dhe “Kinzhal” në vit, ndërsa për të rrëzuar një raketë të tillë mund të nevojiten disa interceptorë “Patriot”.

Ekspertët vlerësojnë se edhe një fabrikë në Ukrainë, do ta kishte të vështirë të prodhonte sasi të mjaftueshme, për të përballuar këtë kërcënim.

Për këtë arsye, Zelensky kërkon edhe një “Plan B”, duke mbështetur zhvillimin e sistemeve alternative evropiane të mbrojtjes ajrore.

Një prej projekteve është “Freya”, i zhvilluar nga kompania ukrainase “Fire Point”, në bashkëpunim me partnerë evropianë, që synon të krijojë një alternativë më të lirë ndaj sistemit “Patriot” deri në fund të vitit.

Ekspertët përmendin gjithashtu sistemin evropian “SAMP/T NG”, si një mundësi tjetër për forcimin e mbrojtjes së Ukrainës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.