☁️
Tiranë 19°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,520 ▲ +0.24% ETH $2,249 ▲ +0.78% XRP $1.2478 ▲ +0.31% SOL $95.9000 ▼ -0.81%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – SHBA-ja i kërkon Iranit të garantojë publikisht sigurinë e anijeve në Ngushticën e Hormuzit

– Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar Iranit që të deklarojë publikisht se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për lundrim dhe të premtojë se nuk do të qëllojë më anijet tregtare, sipas BBC.

Kjo është një nga kushtet kryesore për vazhdimin e bisedimeve mes dy vendeve, të planifikuara sot në Oman.

Sipas medieve amerikane, zyrtarët iranianë i kanë pranuar privatisht administratës së presidentit Donald Trump se sulmet ndaj anijeve tregtare ishin një gabim, por kanë pretenduar se ato u kryen nga një grup i pakontrolluar brenda Iranit, pa urdhër nga udhëheqja.

Presidenti Trump tha se negociatat do të vazhdojnë, edhe pse SHBA-ja e konsideron sulmin ndaj anijeve, si shkelje të armëpushimit të arritur në qershor.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi se Irani e ka respektuar armëpushimin, ndërsa akuzoi SHBA-në se ka shkelur marrëveshjen.

Çfarë kërkon SHBA-ja?

Sipas “Reuters” dhe “CBS News”, Uashingtoni kërkon që Irani: të shpallë zyrtarisht se Ngushtica e Hormuzit është e sigurt dhe e hapur për lundrim; të zotohet se nuk do të sulmojë më anijet tregtare dhe të pranojë publikisht se sulmet e fundit ishin një gabim.

Një zyrtar amerikan paralajmëroi se, nëse Irani nuk e bën këtë, negociatat nuk do të kenë një rezultat pozitiv.

Kush do të marrë pjesë në bisedime?

Delegacioni amerikan pritet të drejtohet nga zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, i dërguari special Steve Witkoff dhe Jared Kushner.

Në takim pritet të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi.

Ndërkohë, Katari ka dërguar një delegacion në Iran, për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe garantimin e lundrimit të sigurt në Ngushticën e Hormuzit.

Deklaratat e Trump

Trump shkroi në “Truth Social” se Irani ka kërkuar vazhdimin e bisedimeve, por paralajmëroi se armëpushimi ka marrë fund.

Ai reagoi gjithashtu ndaj raportimeve për një plan të dyshuar iranian për ta vrarë, duke kërcënuar se SHBA-ja do të “shkatërronte plotësisht” zonat përgjegjëse në Iran, nëse do të ndërmerrej një sulm i tillë.

Situata në terren

Të premten nuk u raportuan sulme të reja. Më herët gjatë javës, tre anije tregtare u goditën në një korridor detar të rekomanduar nga SHBA pranë ujërave të Omanit.

Muajin e kaluar, SHBA-ja dhe Irani arritën një memorandum me 14 pika për zgjatjen e armëpushimit dhe uljen e tensioneve.

Një pjesë e marrëveshjes parashikon bisedime mes Iranit, Omanit dhe vendeve të Gjirit, për mënyrën se si do të administrohet dhe do të funksionojë lundrimi në Ngushticën e Hormuzit në të ardhmen.

Sipas medias iraniane “Fars”, Irani synon që administrimi i ngushticës të bëhet në koordinim me Omanin, duke shqyrtuar edhe vendosjen e tarifave për anijet që kalojnë aty. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.