🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.32 ▼0.15%
ARI 3,956 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,761 ▼ -1.76% ETH $2,250 ▼ -0.81% XRP $1.2491 ▼ -0.13% SOL $91.7600 ▼ -2.48%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Spanja përballet me zjarrin e dytë më të madh në histori, 32 mijë hektarë të shkrumbuara

MADRID, 22 korrik /ATSH-DPA/- Një zjarr masiv pyjor që ka përfshirë prej gati një jave provincën Guadalajara të Spanjës, ka shkrumbuar rreth 32 mijë hektarë tokë, duke u renditur ndër zjarret më të mëdha të regjistruara në vend, gjatë viteve të fundit.

Sipas ekipeve të emergjencës, zjarri, i cili ndodhet në verilindje të Madridit, mund të vihet nën kontroll në ditët e ardhshme, megjithëse priten erëra më të forta.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez dhe presidenti i rajonit Castilla-La Mancha, Emiliano García-Page, zhvilluan një takim me drejtuesit e operacioneve të emergjencës për të diskutuar situatën.

Autoritetet thanë se përmirësimi i situatës ka bërë të mundur kthimin në banesa të banorëve të pesë zonave që ishin evakuuar më herët.

Gjithashtu, pritet që edhe banorët e La Mierla, vendi ku nisi zjarri rreth 70 kilometra në verilindje të Madridit, të mund të rikthehen së shpejti në shtëpitë e tyre.

Që nga shpërthimi i zjarrit të enjten e kaluar, janë evakuuar 34 komunitete dhe rreth 1 200 persona janë dërguar në zona të sigurta.

Hetimet paraprake tregojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga punimet bujqësore.

Me rreth 32 mijë hektarë të djegura – një sipërfaqe e barabartë me rreth 45 mijë fusha futbolli – ky është zjarri i dytë më i madh në Spanjë që prej vitit 1968, kur qeveria nisi regjistrimin zyrtar të këtyre ngjarjeve.

Vetëm zjarri i Larouco në vitin 2025, ka qenë më shkatërrues, duke djegur rreth 38 mijë hektarë në rajonet Galicia dhe Castilla y León, në veriperëndim të Spanjës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.