⛅
Tiranë 21°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,663 ▼0.26%
DOW 51,253 ▼0.44%
NASDAQ 26,766 ▼0.2%
NAFTA 90.08 ▼2.72%
ARI 4,178 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,280 ▼ -0.68% ETH $2,681 ▼ -0.48% XRP $1.4889 ▼ -1.11% SOL $118.0200 ▼ -1.33%
S&P 500 7,663 ▼0.26 % DOW 51,253 ▼0.44 % NASDAQ 26,766 ▼0.2 % NAFTA 90.08 ▼2.72 % ARI 4,178 ▲0.23 % S&P 500 7,663 ▼0.26 % DOW 51,253 ▼0.44 % NASDAQ 26,766 ▼0.2 % NAFTA 90.08 ▼2.72 % ARI 4,178 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Spanja pezullon dëbimet nga banesat deri në vitin 2030, qeveria propozon edhe rinovimin automatik të qirave

MADRID, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Qeveria spanjolle ka njoftuar pezullimin e dëbimeve nga banesat deri në vitin 2030, si dhe rinovimin automatik të kontratave të qirasë, në kuadër të masave për përballimin e krizës së strehimit në vend.

Ministrja e Shëndetësisë, Mónica García Gómez, bëri të ditur masat pas negociatave brenda koalicionit qeverisës.

Propozimet janë pjesë e dy teksteve që duhet të miratohen nga Parlamenti, ku qeveria e kryeministrit socialist Pedro Sánchez nuk disponon shumicë.

Sipas ministres, ekzekutivi synon gjithashtu të ndalojë blerjen e banesave nga fondet e investimeve të njohura si “fondet spekulative”, ndërsa parashikon edhe rregulla të reja për qiratë sezonale dhe dhomat me qira.

Këto masa vijnë në një kohë kur fondet e investimeve dhe platformat e qirave turistike afatshkurtra, përfshirë Airbnb, janë bërë objekt kritikash nga protestuesit për të drejtën e strehimit. Ata i akuzojnë se kontribuojnë në rritjen e çmimeve të banesave dhe në uljen e ofertës për banorët.

Ministri i Presidencës, Félix Bolaños, i cilësoi masat si një marrëveshje të rëndësishme për qiramarrësit dhe pronarët e vegjël, duke kritikuar njëkohësisht spekulimin në tregun e pasurive të paluajtshme.

Paketa e masave, e pagëzuar “dekreti Maricarmen”, mban emrin e një 87-vjeçareje nga Madridi, e cila javën e kaluar u dëbua nga banesa ku kishte jetuar për rreth 70 vjet, pas blerjes së pronës nga një kompani imobiliare.

Rasti shkaktoi reagime të forta në Spanjë dhe riktheu krizën e strehimit në qendër të debatit publik, në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2027.

Që prej së shtunës, qindra protestues dhe aktivistë kanë zënë një pjesë të sheshit Puerta del Sol në Madrid, duke kundërshtuar atë që e konsiderojnë si spekulim në tregun e banesave dhe duke kërkuar mbrojtje më të madhe për qiramarrësit.

Sindikata spanjolle e qiramarrësve ka kërkuar ndër të tjera vendosjen e kontratave të qirasë me kohëzgjatje të pacaktuar.

“Ne festojmë këtë fitore të fuqisë popullore”, deklaroi në Puerta del Sol zëdhënësja e sindikatës, Alicia del Río, duke shtuar se organizata është ende në pritje të tekstit konkret të masave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.