☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.70 ▼3.28%
ARI 3,923 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,246 ▲ +0.34% ETH $2,287 ▲ +0.75% XRP $1.2515 ▼ -0.21% SOL $94.4800 ▼ -1.35%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.70 ▼3.28 % ARI 3,923 ▲0.61 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.70 ▼3.28 % ARI 3,923 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Tajani: Vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur në BE

TRIESTE, 17 shtator /ATSH-ANSA/ – Vendet e Ballkanit Perëndimor janë evropiane dhe duhet t’i fusim, siç është e drejta e tyre, sa më shpejt që të jetë e mundur në Bashkimin Evropian, u shpreh ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

”Në këtë drejtim, megjithatë, Evropa nuk duhet të mbajë një qëndrim armiqësor; në procedurat e anëtarësimit duhet të jemi rigorozë, por jo pengues. Nëse e vonojmë procesin me një qëndrim burokratik, rrezikojmë ta humbasim politikisht Ballkanin, sepse ka interesa të ndryshme nga Rusia, Kina dhe vendet arabe. Për Italinë kjo është një përparësi politike”, tha ai duke folur në dialogun me temë ”Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor, një zgjedhje strategjike për të ardhmen e Evropës”.

Në tryezën e rrumbullakët mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Enver Ibrahimoviç, në kuadër të Forumit Vjetor të Observatorit për Evropën Juglindore, në Trieste.

Tajani kujtoi se ”si Itali ne investojmë; kemi një prani të fortë në Mal të Zi, mes Kosovës dhe Serbisë, në Bosnjë-Hercegovinë dhe po punojmë që, në kohën më të shkurtër të mundshme, vendet e Ballkanit Perëndimor të mund të bëhen pjesë e Evropës sonë. Kjo do t’i mundësojë Perëndimit të jetë më i fortë”.

Ministri Tajani bëri gjithashtu një referencë ndaj korridorit IMEC, i cili, sipas tij, ”do t’u mundësojë të gjithë vendeve të Ballkanit dhe Evropës Qendrore të kenë rritje ekonomike”.

Megjithatë, duhet ”të punojmë për të ulur tensionet në Ballkan”, në mënyrë që ”të ketë stabilitet”, i cili mundëson ”rritjen ekonomike”.

”Mbrojtja evropiane nuk është kundër NATO-s, por është shtylla evropiane e NATO-s”, shtoi Tajani.

Në lidhje me konfliktet në Ballkan, Tajani theksoi se ”sapo këto vende të jenë në Bashkimin Evropian, edhe konfliktet do të priren të zbuten”./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.