Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 11 August 2026
S&P 500 7,724 ▼0.38%
DOW 53,799 ▼0.33%
NASDAQ 26,411 ▼0.73%
NAFTA 83.20 ▲1.3%
ARI 4,431 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,365 ▼ -0.87% ETH $1,866 ▼ -0.43% XRP $1.0128 ▼ -0.51% SOL $75.2500 ▼ -0.8%
S&P 500 7,724 ▼0.38 % DOW 53,799 ▼0.33 % NASDAQ 26,411 ▼0.73 % NAFTA 83.20 ▲1.3 % ARI 4,431 ▲0.25 % S&P 500 7,724 ▼0.38 % DOW 53,799 ▼0.33 % NASDAQ 26,411 ▼0.73 % NAFTA 83.20 ▲1.3 % ARI 4,431 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – UNESCO: 2,4 milionë vajza afgane të përjashtuara nga shkollimi i mesëm

PARIS, 11 gusht /ATSH-DPA/ – Sipas një vlerësimi të publikuar sot nga UNESCO rreth 2,4 milionë vajza në Afganistan janë aktualisht të privuara nga arsimi i mesëm për shkak të politikave të qeverisë talebane.

Organizata paralajmëron se kjo shifër mund të rritet në gati 4,0 milionë deri në vitin 2030.

Afganistani është aktualisht i vetmi vend në botë ku vajzave dhe grave u ndalohet arsimimi përtej nivelit fillor. Pas marrjes së pushtetit në vitin 2021, talebanët vendosën kufizime të forta ndaj të drejtave të grave, duke i përjashtuar nga shkollat e mesme dhe universitetet dhe duke kufizuar ndjeshëm pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës.

UNESCO e konsideron këtë politikë një shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe paralajmëron se pasojat do të jenë të mëdha edhe për ekonominë afgane.

Sipas organizatës, në një vend ku pothuajse gjysma e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë, mohimi i arsimit dhe punësimit për gratë dobëson aftësinë e familjeve për të siguruar të ardhura dhe pengon zhvillimin ekonomik.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se vajzat që nuk mund të vazhdojnë shkollimin përballen me rrezik më të madh për martesë në moshë të re dhe pasoja negative për mirëqenien e tyre.

UNESCO vlerëson se Afganistani mund të humbasë rreth 9,6 miliardë dollarë të ardhura deri në vitin 2066, pasi shumë gra të arsimuara mund të mos kenë mundësi të marrin pjesë në fuqinë punëtore.

Për të zbutur pasojat e ndalimit, UNESCO po ofron programe alternative arsimimi në Afganistan.

Që nga viti 2021, në këto programe kanë marrë pjesë më shumë se 69 mijë persona, rreth 70% e të cilëve janë vajza dhe gra./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.