Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 11 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.35 ▼2.08%
ARI 4,392 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,384 ▲ +0.14% ETH $2,536 ▲ +2.82% XRP $1.3627 ▲ +0.42% SOL $102.5200 ▲ +2.41%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.35 ▼2.08 % ARI 4,392 ▼0.36 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.35 ▼2.08 % ARI 4,392 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – “Wizz Air” hap linjë direkte Palermo–Tiranë, fluturimet nisin më 27 tetor

– Kompania ajrore “Wizz Air” ka njoftuar hapjen e një linje të re direkte mes Palermos dhe Tiranës, e cila do të jetë aktive gjatë gjithë vitit, sipas medias italiane “Italpress”.

Fluturimi i parë është planifikuar për 27 tetor, ndërsa linja do të operohet tri herë në javë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë. Udhëtimet do të kryhen me avionë “Airbus A321neo”.

Lidhja e re ajrore, konsiderohet strategjike për forcimin e marrëdhënieve mes Siçilisë dhe Shqipërisë, të karakterizuara nga lidhje të forta historike, kulturore dhe ekonomike.

Sipas kompanisë, linja e re do të lehtësojë veçanërisht, lëvizjen e komunitetit me origjinë shqiptare që jeton në Siçili, duke krijuar mundësi më të mira për vizita familjare, shkëmbime kulturore dhe zhvillim të turizmit mes dy vendeve.

Linja Palermo–Tiranë do të zgjerojë rrjetin e “Wizz Air” nga aeroporti ndërkombëtar “Falcone Borsellino” i Palermos, i cili në vitin 2026 pritet të ketë 18 destinacione drejt 13 vendeve.

Administratori i kompanisë menaxhuese të aeroportit të Palermos, Gianfranco Battisti, e cilësoi hapjen e kësaj linje, si një hap të rëndësishëm për zhvillimin ndërkombëtar të aeroportit.

“Ky nuk është vetëm një fluturim i ri, por një lidhje transporti, që forcon marrëdhëniet ekonomike, turistike dhe kulturore mes Siçilisë dhe Shqipërisë”, u shpreh ai.

“Wizz Air” do të zgjerojë më tej aktivitetin në Palermo gjatë vitit 2026, me hapjen e bazës së saj ajrore në aeroport dhe vendosjen e tre avionëve.

Përveç Tiranës, kompania do të hapë nga Palermo edhe linja të reja drejt Romës, Barcelonës, Pragës, Marakeshit, Dortmundit dhe Pizës.

Sipas “Wizz Air”, zgjerimi i rrjetit në Palermo, synon të rrisë lidhjet ajrore të Siçilisë me tregje të reja dhe ta bëjë udhëtimin ajror, më të aksesueshëm për pasagjerët. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.