🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.32 ▼0.15%
ARI 3,956 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,761 ▼ -1.76% ETH $2,250 ▼ -0.81% XRP $1.2491 ▼ -0.13% SOL $91.7600 ▼ -2.48%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Mijëra turistë evakuohen ndërsa zjarret përhapen pranë Bordosë

PARIS, 23 korrik /ATSH-DPA/ – Mijëra turistë u evakuan si masë paraprake pranë Bordosë, në bregdetin atlantik të Francës për shkak të një zjarri, thanë autoritetet lokale të mërkurën në mbrëmje.

”Zjarri, i cili shpërtheu në fshatin Saumos në mëngjes, ishte përhapur në 800 hektarë”, tha prefektura e Bordosë.

Rreth 500 zjarrfikës, katër avionë zjarrfikës dhe 150 automjete emergjence u vendosën në mes të kushteve jashtëzakonisht të pafavorshme të motit.

Deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.

Prefekti i departamentit të Gironde urdhëroi evakuime të gjera dje pasdite.

Rreth 700 banorëve iu tha të largoheshin nga dy lagje të Le Porge, ndërsa kampingu La Grigne, ku po qëndronin rreth 3 500 pushues, u pastrua.

Të prekurit u drejtuan në vendpushimin e afërt të Lacanau.

Një plazh në Le Porge, ku ndodheshin rreth 600 automjete, u evakua gjithashtu.

Gironde mbetet nën alarmin më të lartë të kuq për zjarre, me autoritetet që u bëjnë thirrje banorëve të ndjekin udhëzimet zyrtare dhe të tregojnë kujdes të jashtëzakonshëm.

Dy zjarrfikës u vranë të martën në një zjarr të veçantë në aeroportin e Bordosë pasi automjeti i tyre u bllokua nga flakët./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.