🌤️
Tiranë 33°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,715 ▲0.3%
DOW 53,591 ▲0.46%
NASDAQ 26,232 ▼0.22%
NAFTA 84.48 ▲0.5%
ARI 4,515 ▲2.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $65,411 ▲ +1.77% ETH $1,938 ▲ +2.12% XRP $1.0187 ▲ +2.14% SOL $78.6000 ▲ +3.1%
S&P 500 7,715 ▲0.3 % DOW 53,591 ▲0.46 % NASDAQ 26,232 ▼0.22 % NAFTA 84.48 ▲0.5 % ARI 4,515 ▲2.12 % S&P 500 7,715 ▲0.3 % DOW 53,591 ▲0.46 % NASDAQ 26,232 ▼0.22 % NAFTA 84.48 ▲0.5 % ARI 4,515 ▲2.12 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Politika

Gazetari Muka në protestë: Jam mandatuar nga Grupi Koordinues! Rama jep dorëheqjen! Na rrahën rojet e Ulsi Manjës

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 33-të e protestës së njoftuar për në orën 19:00, pas asaj të mbajtur paraditen e kësaj të enjte para Kuvendit. Itenerari i ditës së sotme ishte po i njëjti, ku pas grumbullimit në sheshin ‘Skënderbej’, protestuesit marshuan në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, për t’u stacionuar para Kryeministrisë aty ku po mbajnë edhe fjalimet.

Gazetari i pavarur i News 24, Klevin Muka, foli sot para Kryeministrisë si i autorizuar i Grupit Koordinues të 33 protestave të zhvilluara në Tiranë, në lidhje me protestën që u zhvillua paraditen e sotme para Kuvendit, ku pati përplasje mes qytetarëve dhe policisë, dhunim të bluve dhe arrestim të qytetarëve.

“Sot, meqë kishte seancë plenare, vendosëm të ishim te Kuvendi për t’i thënë deputetëve që nuk jeni përfaqësuesit tanë. Në protestën e ditës së sotme i kishim lajmëruar qytetarët që të ishin të pajisur me vezë dhe miell për të goditur deputetët që nuk na përfaqësojnë. Protestuesit janë dhunuar nga policia private e Manjës, një nga protestuesit dyshohet se i është thyer hunda.

Dukej se policia ishte bërë gati për arrestime. Pas arrestimit të djemve protesta vijoi normalisht, deri në një moment kur qytetarët që ishin ulur para Parlamentit filluan të dhunoheshin nga policia në mënyrë të menjëhershme. Policia e Shtetit ndërhyri me dhunë. Policia e Shtetit ndërhyri me shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.

Dita e sotme na tregoi se Ramës dhe shtetit të tij kriminal i është sosur durimi. Ai po tenton që këtë protestë, që ka qenë shembull, ta bëjë pis. Pikërisht në këtë moment ne do t’i themi se kjo protestë është gjëja më e bukur që i ka ndodhur këtij vendi derisa ti të largohesh. Nëse argumenti juaj është dhuna, argumenti ynë është rezistenca dhe qëndresa. Ne nuk do të dorëzohemi, nuk do të bëhemi si ju. Ne do të vazhdojmë protestën në mënyrë paqësore në bulevard si çdo ditë derisa të fitojmë. Dorëheqje”, tha Muka.

Pas tensioneve para Kuvendit, ku qytetarët kanë gjuajtur me vezë deputetët dhe janë përplasur me policinë, protestuesit janë mbledhur sërish në shesh, ndërsa kanë folur edhe për një pjesë nga grupi i tyre që janë arrestuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.