☁️
Tiranë 15°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.69 ▼3.29%
ARI 3,913 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,168 ▲ +0.25% ETH $2,290 ▲ +0.95% XRP $1.2516 ▼ -0.1% SOL $94.3200 ▼ -1.23%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.69 ▼3.29 % ARI 3,913 ▲0.36 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.69 ▼3.29 % ARI 3,913 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Çmimi i naftës thyen rekordin e të gjitha kohërave

MYNIH, 17 shtator /ATSH-DPA/ – Çmimet e naftës në Gjermani shënuan një rekord të ri, duke arritur sot mesataren kombëtare prej 2,453 eurosh (2,81 dollarë) për litër, ndërkohë që në Dresden arriti në 2,738 euro, sipas të dhënave të publikuara nga organizata e automobilizmit ADAC, çka rriti presionin mbi qeverinë për të hartuar një plan që lehtëson barrën për drejtuesit e mjeteve.

Çmimet e karburantit në Gjermani janë rritur ndjeshëm që nga fillimi i konfliktit që përfshin Iranin dhe ndërprerjes së transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Edhe çmimi i benzinës arriti një rekord të ri kombëtar prej 2,314 eurosh (2,65 dollarë) për litër, sipas ADAC.

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi dje se qeveria do të “reagojë ndaj rritjes së tepruar të çmimeve”, por ai ende nuk ka zbuluar ndonjë masë konkrete.

Konservatorët e tij dhe partneri i vogël i koalicionit, social-demokratët (SPD), kanë mendime të ndryshme se si të trajtohet më së miri kjo çështje.

Ndërsa SPD ka bërë thirrje për vendosjen e një takse mbi fitimet e tepërta të kompanive të naftës, Merz e ka hedhur poshtë këtë ide.

Megjithatë, po shtohen thirrjet drejtuar kancelarit për të vepruar me shpejtësi, përfshirë edhe ato nga radhët e vetë konservatorëve.

“Njerëzve nuk u duhet perspektiva e lehtësimit. Atyre u duhet lehtësimi real”, tha Thorsten Frei, kreu i grupit parlamentar të bllokut konservator./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.