🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.38%
DOW 52,508 ▲0.02%
NASDAQ 26,107 ▲0.9%
NAFTA 79.83 ▲2.16%
ARI 4,058 ▲1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,616 ▲ +4.05% ETH $1,878 ▲ +6.58% XRP $1.1102 ▲ +4.79% SOL $77.3200 ▲ +3.69%
S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 79.83 ▲2.16 % ARI 4,058 ▲1.31 % S&P 500 7,544 ▲0.38 % DOW 52,508 ▲0.02 % NASDAQ 26,107 ▲0.9 % NAFTA 79.83 ▲2.16 % ARI 4,058 ▲1.31 %
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
14 Jul 2026
Breaking
Bota

GJERMANI – Dyshime për një tjetër zjarrvënie të qëllimshme në hekurudha

HAMBURG, 14 korrik /ATSH-DPA/ – Një linjë hekurudhore në veri të Gjermanisë është goditur nga një sulm i dyshuar me zjarrvënie të qëllimshme, duke ndërprerë qarkullimin e trenave vetëm pak ditë pasi një incident i ngjashëm shkaktoi kaos në perëndim të vendit, njoftuan sot autoritetet.

Sipas policisë, ngjarja po hetohet si zjarrvënie e qëllimshme pasi gjatë natës mori flakë një kuti shpërndarëse elektrike në qytetin Neu Wulmstorf. Si pasojë, u ndërpre qarkullimi në linjën hekurudhore midis Hamburgut dhe Cuxhavenit.

Operatori kombëtar hekurudhor “Deutsche Bahn” bëri të ditur se nuk ishte ende në gjendje të përcaktonte se sa kohë do të zgjasnin riparimet. “Po punojmë pa ndërprerje, 24 orë në ditë”, deklaroi një zëdhënës i kompanisë.

Më shumë se 200 shërbime hekurudhore u anuluan dhe u zëvendësuan me autobusë, ndërsa mijëra pasagjerë u përballën me devijime dhe vonesa të gjata, sipas rrjetit të trenave urbanë Hamburg S-Bahn.

Policia tha se një dëshmitar kishte parë flakë në një objekt teknik pranë një kalimi hekurudhor rreth orës 01:15 të mëngjesit.

Kur mbërritën ekipet e emergjencës, zjarri i parë pothuajse ishte shuar, por rreth 50 metra më tej ishte përfshirë nga flakët një tjetër kuti shpërndarëse.

Ky zjarr i dytë dëmtoi kabllot e sinjalistikës hekurudhore, duke detyruar pezullimin e plotë të qarkullimit të trenave. Zjarrfikësit arritën ta shuanin zjarrin, ndërsa policia mblodhi prova në vendngjarje.

Sipas hetuesve, provat e deritanishme tregojnë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, megjithëse autorët ende nuk janë identifikuar. /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.