🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 21 April 2026
S&P 500 7,109 ▼0.24%
DOW 49,443 ▼0.01%
NASDAQ 24,404 ▼0.26%
NAFTA 87.25 ▼0.19%
ARI 4,798 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,994 ▲ +1% ETH $2,306 ▼ -0.63% XRP $1.4324 ▲ +0.6% SOL $85.4200 ▲ +0.07%
S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 87.25 ▼0.19 % ARI 4,798 ▼0.63 % S&P 500 7,109 ▼0.24 % DOW 49,443 ▼0.01 % NASDAQ 24,404 ▼0.26 % NAFTA 87.25 ▼0.19 % ARI 4,798 ▼0.63 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
21 Apr 2026
Breaking
Bota

Gjermani: SPD, Të Gjelbërit dhe FDP në prag të marrëveshjes së koalicionit

Partitë socialdemokrate (SPD), Të Gjelbërit dhe Liberal-Demokratët (FDP) duan të paraqesin javën e ardhshme marrëveshjen e koalicionit qeveritar. Këtë e komunikuan të martën (16.11) sekretarët e përgjithshëm të partive.

Të tria partitë, sipas të dhënave të veta, janë të kënaqura me stadin e bisedimeve të koalicionit – edhe ekologjistët, që herë pas here kanë ushtruar presion në negociata për vendosjen e kompromiseve lidhur me klimën. “Me shumë arritje deri tani jam i kënaqur”, tha Michale Kellner, nga kryesia e partisë Të Gjelbërit. Sipas tij ende ka disa tema të vështira, por bisedimet po avancojnë.

Që nga e hëna 21 kryenegociatorët janë konsultuar për rezultatet e 22 grupeve të punës – dhe po përpiqen të zgjidhin çështjet ende të diskutueshme. Kellner e vlerësoi atmosferën e bisedimeve si të mirë dhe konstruktive. „Saktësia ka prioritet kundrej shpejtësisë”, theksoi ai. Pas konsultimeve të mëtejshme të mërkurën dhe të premten (17.11 – 19.11) të hënën e ardhshme do të vazhdojë puna. Gjatë javës së ardhshme partnerët e koalicionit i quajtur si semafor (prej ngjyrave  të partive: e kuqe për SPD, e gjelbër për ekologjistët dhe e verdhë për FDP) duan të paraqesin marrëveshjen e koalicionit. Por ditën se kur kjo do të jetë e mundshme, asnjëra parti nuk e përmendi.

Bisedimet kanë avancuar më shpejt nga sa pritej

Edhe ndarja e posteve në dikastere deri tani duket të jetë sqaruar, tha sekretari i përgjithshëm i SPD-së, Lars Klingbeil. Ai u shpreh me bindje, se plani kohor mund të respektohet. Janë arritur marrëveshje për shumë tema. Ka ende megjithatë „konflikte lidhur me të cilët ne po diskutojmë intensivisht”. Sekretari i përgjithshëm i FDP-së, Volker Wissing, theksoi, se nuk duan të nxitohen. Deri tani bisedimet kanë ecur „disi më shpejt nga sesa e prisnim”. Wissing theksoi, se në marrëveshjen e koalicionit duhet të ketë „marrëveshje konkrete” dhe jo „kërkesa verifikimi”. “Ndaj na duhet kohë.” Ai shtoi megjithatë se „ka një ndjesi të mirë”, që partitë do të mund ta harmonizojnë precizionin dhe qartësinë e nevojshme me planin ambicioz kohor”.

Por sekretarët e përgjithshëm të partive nuk u prononcuan lidhur me çështjet e diskutueshme përmbajtësore. Qëllimi i tri partive SPD, Të Gjelbër dhe FDP është që politikani socialdemokrat Olaf Scholz më 6 dhjetor të zgjidhet kancelar dhe kabineti qeveritar të bëjë betimin. Përpara kësaj ekologjistët duan që marrëveshja e koalicionit të miratohet nga anëtarët e partisë, ndërsa tek socialdemoktratët dhe liberal-demokratët vendosin kongreset e partive për marrëveshjen e koalicionit semafor.

Liberalët e rinj duan më shumë „modernizim”

Organizatat e të rinjve të ekologjistëve dhe liberal-demokratëve kërkojnë ndërkohë një fillim të ri politik. “Ne presim  më shumë modernizim nga koalicioni semafor”, thotë kryetarja e rinjve liberal, Franziska Brandmann, gjatë debatit televiziv “Polittalk nga kryeqyteti” në radion Berlin Brandenburg dhe gazetën “Süddeutschen Zeitung”. “Ne kemi marrë një bonus besimi”, thotë Deborah Düring nga të rinjtë ekologjistë. “Tani varet prej nesh për t’i arritur pikërisht këto ndryshime.”

Kryetarja e të rinjve socialdemokrat, Jessica Rosenthal, i vlerësoi bisedimet për koalicionin semafor. “E vlerësoj shumë pozitivisht seriozitetin në bisedimet e koalicionit”. Por në fund duhet të jetë gjetur ekuilibri: “Duhet t’i kushtohet rëndësi, që në fund kushdo ta rigjej veten në temat e kësaj marrëveshjeje.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.