☁️
Tiranë 25°C · Vranët 26 August 2026
S&P 500 7,677 ▲0.32%
DOW 53,577 ▲0.3%
NASDAQ 26,151 ▲0.66%
NAFTA 80.64 ▼2.09%
ARI 4,706 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $79,086 ▼ -2.09% ETH $2,464 ▼ -1.82% XRP $1.4438 ▼ -5.38% SOL $97.0800 ▼ -4.95%
S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.64 ▼2.09 % ARI 4,706 ▲0.24 % S&P 500 7,677 ▲0.32 % DOW 53,577 ▲0.3 % NASDAQ 26,151 ▲0.66 % NAFTA 80.64 ▼2.09 % ARI 4,706 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Bota

Gjermania miraton dërgimin e armëve dhe raketave në Ukrainë

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se Gjermania do t’i japë Ukrainës 1000 armë antitank dhe 500 raketa Stinger tokë-ajër nga rezervat e ushtrisë gjermane, në mënyrë që ajo të mund të mbrohet kundër Rusisë.

“Pushtimi rus i Ukrainës shënon një pikë kthese. Është detyra jonë të bëjmë maksimumin për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen kundër ushtrisë pushtuese të Putinit,” tha zoti Scholz në Twitter.

Ministria gjermane e ekonomisë dhe klimës tha më herët në një deklaratë se Gjermania po lejon Holandën të dërgojë 400 armë antitank të prodhimit gjerman në Ukrainë.

Gjermania kishte ndjekur prej kohësh një politikë të moseksportimit të armëve vdekjeprurëse në zonat e konfliktit, duke përfshirë Ukrainën. Deri të premten, zyrtarët qeveritarë kishin thënë se do t’i binden asaj politike.

Berlini është përballur me kritika nga zyrtarët ukrainas dhe aleatët e tjerë se nuk ka treguar vendosmëri të mjaftueshme për të ndihmuar Ukrainën që të shmangte agresionin rus. Më parë, Gjermania i kishte dërguar 5000 helmeta Ukrainës.

Gjermania tha se do të dërgojë edhe 14 automjete të blinduara dhe deri në 10,000 tonë karburant në Ukrainë.

“Pas sulmit të paturpshëm të Rusisë, Ukraina duhet të jetë në gjendje të mbrohet,” thanë Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock dhe Ministri i Ekonomisë Robert Habeck. “Prandaj qeveria federale po mbështet Ukrainën në sigurimin e materialit të nevojshëm urgjent.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.