☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.08 ▲1.18%
ARI 4,059 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,226 ▲ +1.64% ETH $2,367 ▲ +2.08% XRP $1.3403 ▲ +2.92% SOL $102.3200 ▲ +1.98%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.08 ▲1.18 % ARI 4,059 ▼0.39 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.08 ▲1.18 % ARI 4,059 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Gjirokastra, 21 vjet trashëgimi botërore e UNESCO-s

21 vjet më parë, Gjirokastra u bë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, duke u njohur botërisht si një nga qendrat më të veçanta historike dhe kulturore të Ballkanit.

Zëvendësministrja Albana Koçiu, në këtë përvjetor, e cilësoi “qytetin e gurtë” si një pasuri të përbashkët të njerëzimit dhe një krenari të jashtëzakonshme të Shqipërisë, e cila prej 21 vitesh po ia tregon vlerat e saj gjithë botës.

15 korriku i vitit 2005 erdhi pas një procesi të gjatë dokumentimi dhe vlerësimi, ku institucionet shqiptare, ekspertët e trashëgimisë dhe komuniteti lokal bashkëpunuan për të dëshmuar vlerat e jashtëzakonshme të qytetit.

Akademia e Shkencave theksoi në një reagim se, pranimi i Gjirokastrës në UNESCO u mbështet nga studimet e historianëve dhe arkitektëve, nga përkushtimi i Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës, si dhe nga vetë banorët që kanë ruajtur me kujdes shtëpitë karakteristike me kulla, pazarin e vjetër, xhaminë e shekullit XVIII dhe kishat e periudhës osmane.

Kjo trashëgimi e gjallë, e pasqyruar në rrugicat e kalldrëmta dhe në citadelën e shekullit XIII, është një dëshmi e mënyrës së jetesës qytetare dhe e arkitekturës osmane të ruajtur në mënyrë të rrallë.

Gjirokastra nuk është vetëm një qytet-muze, por një simbol i identitetit kulturor shqiptar, një thesar që na lidh me historinë dhe që na vendos më fuqishëm në hartën kulturore të botës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.