☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.42 ▼1.32%
ARI 4,051 ▼0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,170 ▼ -0.99% ETH $2,320 ▼ -1.5% XRP $1.2960 ▼ -2.53% SOL $100.1400 ▼ -1.9%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,051 ▼0.02 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.42 ▼1.32 % ARI 4,051 ▼0.02 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë/ Deklarohen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi: Jemi të pafajshëm

“E kuptoj aktakuzën e ndryshuar, jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.

Edhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli është deklaruar i pafajshëm për akuzat që ngarkohet nga ZPS-ja, ndonëse shprehu edhe pakënaqësinë e tij për vonesën e këtij procesi gjyqësor.

“E shprehi pakënaqësinë time për një vonesë të tillë dyvjeçare e gjysmë. Megjithatë, iu falënderoj, jam tërësisht i pafajshëm”, është shprehur Veseli.

I pafajshëm për të gjitha akuzat u deklarua edhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, u shpreh ai.

Ndërsa, derisa deklaroi pafajësinë e tij, Jakup Krasniqi tha se e kupton aktakuzën me ndryshime që rëndon ndaj tij, por që nuk pajtohet me të. Krasniqi deklaroi para trupit gjykues se nuk mban përgjegjësi për të cilën flet aktakuza.

“Unë e kam të vështirë që ta kuptoj akuzën dhe mënyrën se si është përpiluar kjo akuzë, unë nuk kam asnjë lidhje me asnjë nga pikat që i lexoj prokurorja para pak kohe… Aktakuzën e kuptoj, kështu siç është nuk pajtohem me të pasi nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza… Jam tërësisht i pafajshëm”, u shpreh ai.

Zyra e Prokurorit pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, nuk morën masat e nevojshme për parandalimin e veprave penale.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi me anë të pjesëmarrjes së tyre në ndërmarrje kriminale të përbashkët kryen ose ndihmuan dhe inkuarjuan krimet e paraqitura në këtë aktakuzë. Gjithashtu ose si alternativë Hashim Thaçi Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi janë përgjegjës si epror për krimet e kryera nga vartësitë e tyre. Hashim Thaçi Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi dinin ose kishin arsye të dinin se krimet e paraqitura në këtë aktakuzë ishin në prag të kryerjes së tyre ose ishin kryer prej vartësve të tyre dhe nuk morën masat e nevojshme dhe të arsyeshme për parandalimin e atyre krimeve dhe për ndëshkimin e kryesve të tyre”, tha ai.

E derisa po mbahet seanca gjyqësore, në afërsi të objektit të Gjykatës Speciale, shqiptarë të diasporës po mbajnë protestë paqësore për të treguar mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.