☁️
Tiranë 8°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.45 ▼1.29%
ARI 4,048 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,906 ▼ -1.28% ETH $2,310 ▼ -1.82% XRP $1.2914 ▼ -2.82% SOL $99.8300 ▼ -1.89%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,048 ▼0.09 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.45 ▼1.29 % ARI 4,048 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Konflikti SHBA - Iran

Nafta bie në tregtimin e hershëm: Brent zbret në 114.50 dollarë ndërsa shpresat për bisedime paqeje zbusin frikën për furnizimin

Çmimet e naftës u tërhoqën të enjten herët, duke humbur një pjesë të fitimeve të së mërkurës, teksa mundësia e rifillimit të bisedimeve SHBA–Iran uli disi tensionin në treg, ndërsa sulmet e Huthi-ve dhe frika për furnizimin e mbajtën rënien të kufizuar.

Çmimet e naftës ranë të enjten në tregtimin e hershëm, duke kthyer një pjesë të fitimeve të një dite më parë, ndërsa shpresat për rifillimin e bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit zbutën shqetësimet për ndërprerje të reja të furnizimit nga Lindja e Mesme. Siç njofton Reuters, kontratat Brent ranë me 82 cent, ose 0.7 për qind, në 114.50 dollarë për fuçi deri në orën 01:32 GMT, ndërsa nafta amerikane WTI zbriti me 1.04 dollarë, ose 1.0 për qind, në 101.74 dollarë. Një ditë më parë Brent ishte rritur me 1.3 për qind dhe WTI me 3 për qind, me Brent-in që e mbylli tregtimin mbi 115 dollarë.

Lëvizjen e drejtoi kryesisht diplomacia. Reuters-i, duke iu referuar Wall Street Journal-it, raporton se nënpresidenti amerikan JD Vance i ka dërguar një letër shefit të Këshillit të Sigurisë së Iranit, Mohsen Rezaei, në përpjekje për të ringjallur negociatat e paqes. “Presioni i shitjes po mbizotëron për shkak të pritshmërive se bisedimet e paqes mund të rifillojnë”, tha Yuki Takashima, ekonomist në Nomura Securities, duke shtuar se rënia megjithatë mbetet e kufizuar.

Rënien e mbajnë nën kontroll sulmet e reja në rajon dhe frika se SHBA-ja mund ta sulmojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi se shkatërroi një raketë balistike të lëshuar nga Huthi-t drejt rajonit lindor të mbretërisë herët të enjten, ndërsa të mërkurën Huthi-t sulmuan aeroportin e Adenit në Jemen. Një ditë më parë grupi pretendoi se kishte goditur me raketë rafinerinë më të madhe saudite, atë të Ras Tanurës, me kapacitet 550 mijë fuçi në ditë — pretendim që autoritetet saudite nuk e kanë konfirmuar ende.

Në frontin diplomatik, ndërmjetësit kataras i kanë paraqitur Iranit një draft të ri marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës me SHBA-në dhe Izraelin, por një zyrtar i lartë iranian e hodhi poshtë atë si ide të papranueshme që nuk përbëjnë ofertë. Ministri i Jashtëm iranian tha të mërkurën se Teherani vazhdon t’i japë shans diplomacisë dhe se plani i tij shtatëditor mund të përmbyllet në më pak se një javë, nëse miratohet.

Ndërkohë, të dhënat e Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë treguan se kompanitë energjetike tërhoqën 1.9 milionë fuçi naftë të papërpunuar nga rezervat në javën e përfunduar më 23 tetor, kundrejt parashikimit të analistëve për një rritje prej 15 mijë fuçish, ndërsa rezervat e benzinës u rritën me 3.9 milionë fuçi, kundrejt pritshmërive për një rënie prej 0.9 milion fuçish.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.