🌦️
Tiranë 24°C · Rrebesh i lehtë 12 September 2026
S&P 500 7,657 ▲0.86%
DOW 52,573 ▲0.98%
NASDAQ 26,333 ▲0.96%
NAFTA 100.05 ▼2.37%
ARI 4,409 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
₿ CRYPTO
BTC $77,366 ▲ +0.11% ETH $2,535 ▲ +2.48% XRP $1.3699 ▲ +1.41% SOL $102.0100 ▲ +2.3%
S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 % S&P 500 7,657 ▲0.86 % DOW 52,573 ▲0.98 % NASDAQ 26,333 ▲0.96 % NAFTA 100.05 ▼2.37 % ARI 4,409 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9465 EUR/ALL 92.0477 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3518 EUR/TRY 56.3896 EUR/JPY 178.41 EUR/CAD 1.6082
12 Sep 2026
Breaking
Boterori

Goditje e rëndë për Kombëtaren, Strakosha me frakturë në dorë! Do mungojë në 4 sfidat e Nations League

Thomas Strakosha do të mungojë në startin e aventurës së Shqipërisë në Nations League, ndërsa dëmtimi i portierit kuqezi rezulton më serioz nga sa u raportua fillimisht.

Strakosha ka pësuar një frakturë në kyçin e dorës, dëmtim që kërkon rreth një muaj kohë për rikuperim.

Portieri i AEK-ut u dëmtua më 5 shtator, në ndeshjen e kampionatit grek ndaj Arisit, të fituar 5-0 nga skuadra e tij. Strakosha luajti të gjithë takimin, pasi në momentin e dëmtimit nuk e kuptoi menjëherë se bëhej fjalë për një frakturë.

Vetëm pas kontrolleve mjekësore të kryera pas ndeshjes u konfirmua se dëmtimi ishte një thyerje në kyçin e dorës. Pikërisht për këtë arsye, Strakosha mungoi në sfidën e Champions League ndaj LASK-ut më 8 shtator. Edhe pse trajneri i AEK-ut, Marko Nikolić, e cilësoi dëmtimin jo serioz, informacionet e siguruara nga TCH tregojnë se portieri do të ketë nevojë për disa javë rikuperim, me një periudhë të parashikuar rreth një muaj.

Në këto kushte, Strakosha pritet të humbasë të paktën katër ndeshjet e para të Shqipërisë në Ligën e Kombeve:

26 shtator – Shqipëri–Bjellorusi

29 shtator – San Marino–Shqipëri

3 tetor – Finlandë–Shqipëri

6 tetor – Shqipëri–San Marino

Një goditje e rëndësishme për trajnerin Rolando Maran, i cili përballet me problemin e mungesës së një prej portierëve kryesorë të Kombëtares pikërisht në startin e një fushate ku Shqipëria synon të luajë një rol protagonist.

Strakosha do të vijojë periudhën e rikuperimit dhe objektivi është rikthimi pas pushimit të kombëtareve, në varësi të ecurisë së shërimit dhe vlerësimeve të stafit mjekësor.

Një dëmtim që fillimisht dukej i lehtë, por që pas kontrolleve rezultoi një frakturë dhe tashmë e lë Thomas Strakoshën jashtë për rreth një muaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.