☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.19 ▲1.29%
ARI 4,063 ▼0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,976 ▲ +1.39% ETH $2,359 ▲ +1.92% XRP $1.3351 ▲ +2.77% SOL $101.7100 ▲ +1.42%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,063 ▼0.3 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.19 ▲1.29 % ARI 4,063 ▼0.3 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Gonxhja falënderon profesionistët që garantuan organizimin, sigurinë dhe suksesin e koncertit të Ye

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja shprehu mirënjohjen për të gjitha institucionet, strukturat dhe ekipet që kontribuuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e koncertit të Kanye West, një aktivitet historik, i cili mblodhi rreth 60 mijë spektatorë nga vendi e bota.

Përmes një postimi sot në rrjetet sociale, ministri Gonxhja theksoi se, pas një mbrëmjeje që hyri në histori dhe shënoi një moment krenarie për Tiranën dhe Shqipërinë, qëndruan qindra profesionistë që punuan pa u ndalur për të garantuar organizimin, sigurinë dhe suksesin e aktivitetit.

Ai falënderoi Policinë e Shtetit, Policinë Rrugore, Policinë Bashkiake, Forcat Zjarrfikëse, Urgjencën Kombëtare, si edhe APR, DPN1, DPN2, DPN3, Dekorin e Tiranës, drejtoritë, specialistët dhe agjencitë e Bashkisë Tiranë, OSHEE-në, Njësinë Administrative Kashar dhe çdo institucion, strukturë, ekip e zyrtar që u angazhua në këtë organizim sfidues.

“Pa përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen tuaj, kjo natë nuk do të ishte bërë realitet dhe sukses”, u shpreh ministri në postimin e tij, duke vlerësuar bashkëpunimin ndërinstitucional si një element kyç në realizimin e një prej eventeve më të mëdha të organizuara ndonjëherë në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.