☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.84 ▲1.94%
ARI 4,041 ▼0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,927 ▲ +1.64% ETH $2,355 ▲ +2.26% XRP $1.3263 ▲ +2.07% SOL $102.0200 ▲ +2.4%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.84 ▲1.94 % ARI 4,041 ▼0.81 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.84 ▲1.94 % ARI 4,041 ▼0.81 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Gonxhja: Vijojnë punimet për restaurimin e mureve antike në Durrës

Në Durrës vijojnë punimet për restaurimin e mureve antike të zbuluara pranë shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi”, si dhe rehabilitimi i zonës përreth.

Ky projekt është hartuar dhe financuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK).

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur se “zbulimet arkeologjike të vitit 2022 nxorën në dritë pjesë të sistemit fortifikues të qytetit antik, së bashku me struktura të tjera me vlera të veçanta, si puse dhe mbetje të një akuadukti romak, që dëshmojnë zhvillimin urban të Durrësit ndër shekuj”.

“Ky investim i IKTK-së synon ruajtjen dhe valorizimin e këtyre strukturave arkeologjike, duke i integruar ato në hapësirën urbane si një pasuri e aksesueshme dhe e qëndrueshme për qytetarët dhe vizitorët”, tha Gonxhja.

Ky zbulim arkeologjik ka dalë në dritë gjatë gërmimeve të bëra në territorin e shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi”, e cila do të rindërtohej nga e para, pas dëmtimeve të marra nga tërmeti. Zbulimi arkeologjik daton në periudhën e shek. IV-III para Krishtit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.