☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,693 ▼0.33%
DOW 52,868 ▼1.02%
NASDAQ 26,464 ▼0.16%
NAFTA 92.79 ▲1.43%
ARI 4,452 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,540 ▼ -0.71% ETH $2,486 ▼ -0.02% XRP $1.4153 ▲ +1.56% SOL $103.5400 ▼ -0.81%
S&P 500 7,693 ▼0.33 % DOW 52,868 ▼1.02 % NASDAQ 26,464 ▼0.16 % NAFTA 92.79 ▲1.43 % ARI 4,452 ▼0.55 % S&P 500 7,693 ▼0.33 % DOW 52,868 ▼1.02 % NASDAQ 26,464 ▼0.16 % NAFTA 92.79 ▲1.43 % ARI 4,452 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Europa

Gruaja e dyshuar për shpërthimin me parcelë në Monaco u gjet e vdekur në Ukrainë

Autoritetet ukrainase thanë se trupi i 39-vjeçares Anastasiia Berezovska, e dyshuar për vendosjen e një bombe-parcele në hollin e një pallati në Monaco më 29 qershor, u gjet i vrarë në Ukrainë me plagë nga arma e zjarrit në kokë. Sulmi shkaktoi lëndime te tre persona, mes të cilëve një shumëmilioner i sanksionuar ukrainas dhe anëtarë të familjes së tij, dhe pas tij nisi një kërkim ndërkufitar për të.

Interpol kishte lëshuar një njoftim të kuq për kapjen e saj, ndërsa, raporton bbc.co, hetuesit thanë se Berezovska ishte kthyer në Ukrainë më 1 korrik dhe kishte komunikuar atje me familjen dhe me dy burra — një ish-polic dhe një oficer aktual të Drejtorisë Kryesore të Zbulimit në Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas hetimeve, dy të dyshuarit u përfshinë në hetime si bashkëpunëtorë të mundshëm pasi rezultonte se kishin transferuar vazhdimisht fonde në llogaritë e saj bankare dhe kripto.

Agjencia e sigurisë (SBU) njoftoi se oficeri i inteligjencës pranoi më vonë se kishte marrë pjesë në vrasjen e Berezovskës dhe deklaroi se kishte vepruar së bashku me një tjetër të dyshuar. Gjatë kontrolleve në banesën e ish-policit u gjet një dhomë në bodrum që ngjante me një vend torturimi. Të dy personat u ndaluan nën dyshimin për vrasje me paramendim në grup.

Zyra e prokurorit në Monaco tha se vajza kishte shpenzuar ditë duke vëzhguar banesën dhe se gjatë aktit të sulmit ishte maskuar si burrë. Shpërthimi ndodhi pak pas orës 21:00 lokale dhe lëndoi tre persona, dy prej të cilëve rëndë. Hetuesit besojnë se ajo u largua me makinë me qira për në Itali dhe më pas për në Gjermani; forcat speciale kontrolluan një apartament të marë me qira në shtetin qendror të Hesse-s.

Hetimet vazhdojnë dhe autoritetet thonë se do të japin më shumë detaje teksa përpunojnë provat, sipas bbc.co.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.