☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.88 ▲0.77%
ARI 4,203 ▼1.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,554 ▼ -1.95% ETH $1,632 ▼ -2.11% XRP $1.1212 ▼ -2.83% SOL $64.6300 ▼ -1.78%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.88 ▲0.77 % ARI 4,203 ▼1.96 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Grupi i Habilajve, edhe 1800 faqe te tjera përgjime nga italia

Prokuroria shqiptare ka marrë nga pala italiane 1800 faqe përgjime bisedash mes anëtarëve të grupit të Habilajve.

Në to bie në sy se pas vitit 2015, kur në Shqipëri u publikua shitja e makinës së Saimir Tahiri te Habilajt, emri i ish-ministrit nuk përmendet më në bisedat e përgjuara.

Pas mbërritjes nga Italia të dosjes me 1800 faqe përgjime për grupin kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj, rezulton se nga viti 2015 nuk përmendet më emri i ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë bisedave mes anëtarëve të bandës.

Periudha e para dy viteve përkon me kohën e publikimit të lajmit se, automjeti në pronësi të Saimir Tahirit, Audi A8 ishte shitur tek familjarët e Moisi Habilaj, duke mos i ndërruar pronësinë. ABC News ka mësuar se autoritetet Italiane do të vazhdojnë hetimet për aktivitetin e grupit kriminal të drejtuar nga vëllezërit Habilaj. Por gjithashtu, në vëmendje do të jetë edhe implikimi i personave të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës, pa përjashtur këtu edhe ish-ministrin e Brendshëm të asaj kohe Saimir Tahiri.

Disa ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi nga Kuvendi i Shqipërisë autorizim për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, duke ngritur ndaj tij edhe dy akuza trafik narkotikësh e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe e dyta, korrupsioni pasiv i funksionareve shtetërorë.

Nga ana tjetër, “Dosja Habilaj” vijon të jetë në proces nga pala Italiane, ku priten edhe surpriza. Burime konfidneciale bëjnë me dije se autoritetet përtej Adriatikut pretendojnë se mes të arrestuarve si pjesëtarë të grupit mund të ketë edhe persona që do të fitojnë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, apo siç njihet ndryshe, të penduar. Hetimi për anëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Habilaj ka nisur që prej 2013.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.