🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 96.45 ▲2.87%
ARI 4,485 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,294 ▼ -3.15% ETH $1,885 ▼ -4.64% XRP $1.2424 ▼ -1.63% SOL $75.4600 ▼ -4.84%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.45 ▲2.87 % ARI 4,485 ▼0.77 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 96.45 ▲2.87 % ARI 4,485 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Grupi OTP vijon zgjerimin në rajon, finalizon edhe blerjen e NKB në Slloveni

Grupi bankar hungarez OTP finalizoi këtë javë blerjen e bankës sllovene Nova Kreditna Banka Maribor, duke u bërë kështu grupi më i madh bankar në Slloveni.

Vlera e transaksionit nuk është bërë zyrtarisht publike, por vlerësohet të jetë afër nivelit të një miliardë eurove, çka e bën blerjen më të madhe të realizuar deri më sot nga grupi hungarez. Marrëveshja ishte arritur qysh në muajin qershor të vitit 2021, ndërsa mori miratimet e fundit të domosdoshme rregullatore në fillim të këtij muaji.

OTP hyri në tregun slloven në vitin 2019, kur bleu filialin slloven të Societe Generale, SKB Banka, për 323 milionë euro, në kuadrin e marrëveshjes së blerjes së gjithë rrjetit rajonal të grupit francez. Pas blerjes së Nova Kreditna Banka Maribor, OTP zotëron rreth 30% të tregut bankar në Slloveni, duke kaluar grupin vendas NLB dhe duke u bërë grupi më i madhe në tregun slloven.

Ndërkohë, së fundmi grupi bankar hungarez ka arritur një marrëveshje për të hyrë në një treg të ri, atë të Uzbekistanit, nëpërmjet privatizimit të bankës lokale me kapital shtetëror, Ipoteka Bank. Mbështetur në kërkesat formale ligjore, ky transaksion është njoftuar zyrtarisht këtë javë edhe në Autoritetin e Konkurrencës në Shqipëri.

Pas vitit 2018, grupi OTP ka nisur një zgjerim të shpejtë në tregjet e Europës Juglindore, e favorizuar edhe nga tërheqja prej këtyre tregjeve e disa prej grupeve të rëndëisshme të Eurozonës.

Nëpërmjet negociatave private, OTP bleu pjesën më të madhe të filialeve të grupit franez Societe Generale në këtë rajon. Këtu përfshihej edhe blerja e bankës Societe Generale Shqipëri, nëpërmjet të cilës grupi hungarez hyri në tregun bankar shqiptar. Me një strategji të ngjashme me atë të ndjekur në tregun slloven, OTP rriti praninë e saj edhe në Shqipëri, duke blerë Alpha Bank Albania për 55 milionë euro. Transaksioni u finalizua verën e vitit të kaluar, ndërsa prej datës 1 dhjetor 2022 dy bankat u bashkuan ligjërisht.

Bazuar në të dhënat e tremujorit III 2022, pas bashkimit me Alpha Bank OTP vlerësohet se zotëron rreth 10.4% të tregut bankar shqiptar sipas totalit të aktiveve. Kjo e bën bankën e katërt më të madhe në tregun shqiptar, pas Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Aktualisht, OTP është e pranishme në 11 tregje të Europës Qendrore dhe Lindore, duke përfshirë edhe Hungarinë, ndërsa pas blerjes së Ipoteka Bank në Uzbekistan, po shtrihet për herë të parë edhe jashtë kufijve politikë të Europës. Në pesë prej këtyre tregjeve, Hungari, Bullgari, Slloveni, Serbi dhe Mal i Zi, OTP është subjekti më i madh në tregun bankar.

Për të mbështetur këtë proces zgjerimi dhe për të plotësuar kërkesat e nevojshme të kuadrit rregullator të MREL (Kërkesës Minimale për Kapital dhe Detyrime të Pranuara), OTP po realizon disa emetime të obligacioneve korporative në vlera të konsiderueshme. Në nëntor të vitit të kaluar, OTP shiti obligacione korporative në vlerën e 650 milionë eurove, ndërsa së shpejti pritet të realizojë edhe një emetim të rëndësishëm të obligacioneve në dollarë amerikanë, për një shumë ende të pasaktësuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.