⛅
Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 102.07 ▼0.69%
ARI 4,079 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,194 ▲ +0.3% ETH $2,357 ▲ +0.24% XRP $1.3274 ▲ +0.23% SOL $102.3000 ▲ +1%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 102.07 ▼0.69 % ARI 4,079 ▲0.68 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 102.07 ▼0.69 % ARI 4,079 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
29 Tet 2026
Breaking
Kronika

Gurë e xhama kudo, dritare e rënë në tokë dhe derë e shqyer/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesi

Mbrëmjen e djeshme, pas tubimit paqësor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protesta mori një karakter agresiv pas marshimit deri në komisariatin numër 3.

Një numër i konsiderueshëm protestuesish, u vendosën përpara këtij institucioni të Policisë së Shtetit për shkak se aty ndodhen një pjesë e të arrestuarve pas incidenteve të ndodhura të enjten para dhe gjatë seancës plenare në Kuvend.

Gjatë qëndrimit para komisariatit, disa protestues, një pjesë të cilëve të maskuar, kanë sulmuar vandalisht ambientet e komisariatit, duke thyer xhamat dhe orendi që ndodheshin në holl.

Fillimisht dhjetëra prej tyre u vendosën te dera e komisariatit, ku ndodheshin 3 efektivë, që po përpiqeshin të negocionin nëpërmjet xhamit, duke bërë thirrje që të zmbrapseshin.

Por kjo nuk ndodhi, pasi një numër protestuesish të maskuar dolën në krye dhe nisën shkatërrimin e institucionit, duke thyer fillimisht xhamat e jashtëm, për të hyrë më pas brenda dhe për të shkatërruar çfarë gjetën para.

Një nga efektivet e ndodhura përballë agresorëve në momentin e incidentit mbeti e lënduar në dorë dhe u desh të transportohej në spital për trajtim mjekësor.

Pas shkatërrimit, policia ndërhyri me makinën e ujit dhe me forca të shumta dhe situata u qetësua shpejt. Kanë nisur hetimet për identifikimin e protestuesve të dhunshëm, teksa priten arrestime të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.