🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 27 June 2026
S&P 500 7,354 ▼0.05%
DOW 51,876 ▼0.09%
NASDAQ 25,298 ▼0.24%
NAFTA 69.23 ▼3.74%
ARI 4,096 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
₿ CRYPTO
BTC $60,575 ▲ +0.81% ETH $1,593 ▲ +0.55% XRP $1.0626 ▲ +1.22% SOL $72.2400 ▼ -0.63%
S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 % S&P 500 7,354 ▼0.05 % DOW 51,876 ▼0.09 % NASDAQ 25,298 ▼0.24 % NAFTA 69.23 ▼3.74 % ARI 4,096 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162 EUR/USD 1.1392 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 94.4141 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3866 EUR/TRY 53.1389 EUR/JPY 184.21 EUR/CAD 1.6162
27 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Gusht, shtohen me 13% fluturimet ajrore, “Low cost” rritjen më të madhe, si u nda tregu

Fluturimet  me çmime te ulta (Low cost) pësuan rritjen më të madhe gjatë muajit gusht nëpërmjet kompanisë Wizz Air, raportoi sot Autoriteti i Aviacionit Civil.

Sipas të dhënave trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve këtë vit, gjatë gushtit ka një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar.

Përsa i përket rritjes së fluksit të lëvizjes së pasagjerëve për muajin gusht rritjen më të lartë në treg e ka kompania Wizz Air, me 167%, krahasimisht me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Duke u pasuar nga Lufthansa e cila shënon rritje prej 89% të numrit të pasagjerëve krahasimisht me një vit më parë.

Kompanitë që fluturojnë drejt italisë, si Albawings, Blue Panorama, Ernest S.p.A, Alitalia, zotërojnë përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror për muajin gusht 2019, me një numër pasagjerësh prej 190,519 dhe 45% të totalit.

Këtyre shifrave shumë shpejt do ti shtohet edhe numri i pasagjerëve që do të zgjedhin të udhëtojnë drejt destinacioneve të Italisë me kompaninë Air Albania. Për sa i përket fluturimeve charter, pjesë e kalkulimit nuk është numri prej 7,438 pasagjerë i kompanisë Pegasus Airlines e cila kryen fluturime charter drejt Antalyas. Pra sëbashku totali i numrit të pasagjerëve për fluturimet charter është edhe më i lartë, duke zotëruar kështu 20% të tregut me një shifër prej 86,075 pasagjerë.

Referuar të dhënave zyrtare të ardhura në Autoritetin e Aviacionit Civil nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, shifrat tregojnë një numër prej 425,162 pasagjerë të cilët kanë udhëtuar gjatë muajit Gusht për/nga TIA, nga të cilët 78,637 janë pasagjerë te fluturimeve Charter.

Bazuar në të dhënat e mëposhtme, në muajin Gusht 2019 fluturimet charter janë ato që zotërojnë tregun me 78,637 pasagjerë dhe 18% të totalit, pasuar kjo nga 15% të kompanisë “Blue Panorama” dhe shifrës prej 64,611 pasagjerë.

Shumë pranë këtyre shifrave është edhe kompania Ernest S.p.a e cila zotëron tregun me 60,561 pasagjerë ose 14% ndaj totalit Grafiku i mëposhtëm pasqyron më qartë fluksin e pasagjerëve që kanë udhëtuar përgjatë muajit Gusht 2019, të ndarë sipas kompanive ajrore në përqindje.

Pas “Lasgushit”, që mbulon Stambollin, u ngrit në qiell më 30 shtator, avioni i dytë i flotës së Air Albania, nën emrin e poetit të madh “Migjeni”, i cili është një Boeing 737 800, prodhim i vitit 2016, i cili do të ofrojë standardet më të larta në udhëtim duke nisur nga trupa e stjuartëve, ushqimi në bord, por dhe si asnjëherë më parë televizor për çdo pasagjer.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.