☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,550 ▲0.46%
DOW 52,568 ▲0.13%
NASDAQ 26,132 ▲1%
NAFTA 79.94 ▲2.3%
ARI 4,056 ▲1.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,546 ▲ +3.84% ETH $1,880 ▲ +6.11% XRP $1.1171 ▲ +4.73% SOL $77.2200 ▲ +2.91%
S&P 500 7,550 ▲0.46 % DOW 52,568 ▲0.13 % NASDAQ 26,132 ▲1 % NAFTA 79.94 ▲2.3 % ARI 4,056 ▲1.27 % S&P 500 7,550 ▲0.46 % DOW 52,568 ▲0.13 % NASDAQ 26,132 ▲1 % NAFTA 79.94 ▲2.3 % ARI 4,056 ▲1.27 %
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
14 Jul 2026
Breaking
Bota

HAPËSIRË – Titani, bota e akullit dhe metanit që ngjan çuditërisht me Tokën

– Titani, hëna më e madhe e Saturnit, është i vetmi trup qiellor në Sistemin Diellor, përveç Tokës, ku në sipërfaqe gjenden lumenj, liqene, dete, re dhe reshje. Megjithatë, në këtë botë të largët nuk rrjedh ujë, por metan dhe etan në gjendje të lëngshme, ndërsa “shkëmbinjtë” mbi të cilët rrjedhin lumenjtë janë të përbërë nga akulli i ujit, i ngrirë aq fort sa sillet si gur, sipas “Space Daily”.

Shkencëtarët e konsiderojnë Titanin si analogun më të afërt të Tokës, pasi ai ka një cikël hidrologjik të ngjashëm; metani avullon nga sipërfaqja, formon re, bie si shi, krijon lumenj dhe grumbullohet në liqene e dete, për t’u avulluar më pas sërish.

Ndryshe nga Toka, ky proces zhvillohet shumë më ngadalë dhe reshjet janë të rralla, por mund të jenë tepër intensive.

Pjesa më e madhe e njohurive për Titanin vjen nga misioni “Cassini-Huygens” i NASA-s, Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) dhe Agjencisë Italiane të Hapësirës.

Sonda “Huygens” u ul në sipërfaqen e Titanit, duke dërguar fotografitë e para nga një hënë në Sistemin e Jashtëm Diellor.

Ajo zbuloi lugina të ngjashme me shtretërit e lumenjve dhe gurë të rrumbullakosur prej akulli, të cilët dukeshin sikur ishin transportuar nga rrjedhja të lëngshme.

Detet e Titanit ndodhen kryesisht pranë polit verior.

Më i madhi, Kraken Mare, është më i madh se Deti Kaspik në Tokë dhe në disa zona mund të arrijë thellësi prej disa qindra metrash.

Një tjetër det i madh, Ligeia Mare, përbëhet kryesisht nga metan i lëngshëm, ndërsa lumenjtë, si Vid Flumina, derdhen në të njësoj si lumenjtë tokësorë.

Megjithëse peizazhi i Titanit i ngjan Tokës, kushtet janë krejtësisht të ndryshme.

Temperatura mesatare është rreth -179 gradë Celsius, atmosfera është shumë më e dendur dhe graviteti është vetëm rreth një e shtata e atij të Tokës.

Për këtë arsye, pikat e shiut të metanit bien shumë më ngadalë dhe moti ndryshon me ritëm shumë të ngadaltë.

Interesi për Titanin pritet të rritet edhe më shumë me misionin “Dragonfly” të NASA-s, një mjet fluturues me energji bërthamore që synon të niset rreth vitit 2028 dhe të mbërrijë në Titan në mesin e viteve 2030.

Ai do të eksplorojë zona të ndryshme të sipërfaqes për të studiuar përbërjen kimike dhe për të kuptuar më mirë nëse kjo botë e akullt mund të japë të dhëna mbi origjinën e jetës në Sistemin Diellor./  /Ad.Ab./  a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.