☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,412 ▲0.79%
DOW 51,250 ▼0.53%
NASDAQ 24,749 ▲1.79%
NAFTA 90.59 ▲0.08%
ARI 4,051 ▼1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,904 ▼ -3.98% ETH $2,242 ▼ -5.41% XRP $1.1890 ▼ -7.96% SOL $91.3500 ▼ -3.29%
S&P 500 7,412 ▲0.79 % DOW 51,250 ▼0.53 % NASDAQ 24,749 ▲1.79 % NAFTA 90.59 ▲0.08 % ARI 4,051 ▼1.53 % S&P 500 7,412 ▲0.79 % DOW 51,250 ▼0.53 % NASDAQ 24,749 ▲1.79 % NAFTA 90.59 ▲0.08 % ARI 4,051 ▼1.53 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Arte

Hapet ekspozita “Kosova e Kadaresë” në 90-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është hapur të premten ekspozita “Kosova e Kadaresë”, kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

Ekspozita është organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Shtëpia Studio Kadare – Bashkia Tiranë.

Në hapje të ekspozitës, zëvendësministrja e parë e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi-Krasniqi, vlerësoi kontributin e Kadaresë në afirmimin e letërsisë shqipe në botë, duke theksuar se ai ishte më shumë se një shkrimtar për Kosovën.

Ajo tha se Kadareja vuri autoritetin dhe famën e tij ndërkombëtare në funksion të çlirimit të Kosovës dhe kundërshtimit të politikave spastruese e diskriminuese ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi.

“Për ne në Kosovë, Kadareja ishte më shumë se një shkrimtar i madh. Ai ishte një nga personalitetet intelektuale me ndikim ndërkombëtar, që vuri autoritetin dhe famën e tij si shkrimtar i shquar në funksion të çlirimit të Kosovës dhe ndaljes së politikave spastruese e diskriminuese ndaj shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Veprat e tij na shoqëruan në vite të vështira, na dhanë forcë dhe na kujtuan se fjala mund të jetë rezistencë, kujtesë dhe shpresë. Kadareja nuk e ndau çështjen e Kosovës nga angazhimi i tij intelektual”, tha Arapi-Krasniqi.

Ndërkaq, drejtoresha e Përgjithshme e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, tha se Kadare i përket kategorisë së rrallë të shkrimtarëve që përmes veprës së tyre krijojnë një univers të tërë letrar.

Ajo theksoi se për ta kuptuar plotësisht një shkrimtar, nuk mjafton vetëm leximi i veprave të tij, por duhet të njihen edhe gjurmët që ka lënë përtej librave të botuar.

“Me një vepër që ka kapërcyer kufijtë e gjuhës dhe të hapësirës shqiptare, ai e bëri letërsinë shqipe pjesë të dialogut të madh të kulturës së letrave botërore, duke shndërruar historinë, mitet, kujtesën dhe fatin e njeriut në lëndë të një krijimtarie me përmasa universale”, tha Rogova Gaxha.

Në këtë ngjarje, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, vlerësoi se Kadare arriti ta bëjë gjuhën shqipe pjesë të letërsisë së madhe botërore dhe përvojën historike të shqiptarëve pjesë të kujtesës universale.

Ai tha se shkrimtari mbeti thellësisht i lidhur me rrënjët, identitetin dhe historinë shqiptare, ndërsa Kosova zinte një vend të veçantë në ndërgjegjen e tij historike.

“Përmes fuqisë së fjalës, ai e bëri gjuhën shqipe pjesë të letërsisë së madhe botërore dhe përvojën historike të shqiptarëve pjesë të kujtesës universale. Ai i dha letërsisë sonë shqiptare një përfaqësim dhe një jehonë ndërkombëtare të jashtëzakonshme, duke mbetur njëkohësisht thellësisht i lidhur me rrënjët, me identitetin, me historinë tonë”, u shpreh Malaj

Ekspozita sjell materiale dhe dokumente që pasqyrojnë lidhjen e Ismail Kadaresë me Kosovën, krijimtarinë e tij letrare dhe angazhimin intelektual në periudha të rëndësishme të historisë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.