Kategoria e Parë, Pogradeci-Besëlidhja dhe Korabi-Flamurtari në RTSH
Kategoria e Parë do të vijojë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 10-të të kampionatit.
Java do të zhvillohet në dy ditë. Të shtunën, më 7 nëntor, janë programuar pesë takime, të gjitha në orën 13:30. Kryesuesja Iliria do të presë Orikun, ndërsa Kukësi do të përballet me Sopotit. Në sfidat e tjera, Bylis do të luajë ndaj Kastriotit, Besa do të presë Burrelin, ndërsa Pogradeci do të përballet me Besëlidhjen.
Java e 10-të do të mbyllet të dielën, më 8 nëntor, me përballjen mes Korabit dhe Flamurtarit, e cila do të nisë në orën 13:30.
Pas nëntë javësh kampionat, Iliria kryeson e vetme renditjen me 18 pikë, e ndjekur nga Besa me 17 pikë, ndërsa Flamurtari, Bylis dhe Kukësi kanë nga 15 pikë.
Kategoria e Parë, java e 10-të Iliria – Oriku, 07.11.2026, 13:30 Kukësi – Sopoti, 07.11.2026, 13:30 Bylis – Kastrioti, 07.11.2026, 13:30 Besa – Burreli, 07.11.2026, 13:30 Pogradeci – Besëlidhja, 07.11.2026, 13:30 Korabi – Flamurtari, 08.11.2026, 13:30
Ndeshjet Pogradeci-Besëlidhja dhe Korabi-Flamurtari do të transmetohen në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.