☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 09 July 2026
S&P 500 7,529 ▲0.62%
DOW 52,537 ▲0.36%
NASDAQ 26,083 ▲0.82%
NAFTA 72.36 ▼1.58%
ARI 4,137 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $62,986 ▲ +2.25% ETH $1,741 ▲ +1.33% XRP $1.0917 ▲ +1.79% SOL $77.6600 ▲ +1.54%
S&P 500 7,529 ▲0.62 % DOW 52,537 ▲0.36 % NASDAQ 26,083 ▲0.82 % NAFTA 72.36 ▼1.58 % ARI 4,137 ▲1.35 % S&P 500 7,529 ▲0.62 % DOW 52,537 ▲0.36 % NASDAQ 26,083 ▲0.82 % NAFTA 72.36 ▼1.58 % ARI 4,137 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Kosova

Hill për Asociacionin: Gjithçka mund të ambalazhohet deri në fund të 2023’s

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se “Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, si dhe dizajni i saktë i saj duhet të përcaktohet nga të dyja palët në negociata”.

Hill në një intervistë për televizionin serb Tv Pink u pyet se a duhet të formohet Asociacioni para apo pas zgjedhjeve në veri të Kosovës, ambasadori amerikan në Serbi tha se “nuk mund të flasë për afate kaq të shkurtra” dhe shtoi se i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar “foli për disa afate afatgjata dhe se gjithçka mund të përfundojë deri në fund të vitit 2023”.

Hill i vlerësoi si shumë të suksesshme negociatat në Ohër më 18 mars, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq arritën të merren vesh për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Unë mendoj se ata kanë bërë përparim. Unë do të doja të shihja disa gjëra më konkrete, por mendoj se ne po ecim shumë qartë drejt zbatimit të këtij procesi të dialogut. Ende duhet bërë shumë, veçanërisht në artikulimin e asaj që Asociacioni do të duket, kjo është një çështje kyçe”, shtoi Hill.

Tutje, Hill shtoi se është biseduar për organizimin e një takimi të ri mes Vuçiqit dhe Kurtit dhe shtoi se do të ishte një mundësi për të sqaruar disa gjëra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.