🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.45 ▲2.06%
ARI 3,921 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,631 ▼ -1.99% ETH $2,249 ▼ -1.62% XRP $1.2521 ▲ +0.19% SOL $91.8000 ▼ -2.73%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.45 ▲2.06 % ARI 3,921 ▼1.24 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.45 ▲2.06 % ARI 3,921 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Boterori

Historike! Afrika e Jugut mund Korenë dhe avancon për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Botërorit

Afrika e Jugut ka siguruar për herë të parë në histori një vend në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, pasi mposhti Korenë e Jugut me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen vendimtare të Grupit A.

Heroi i takimit ishte Thapelo Maseko, i cili realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 63-të pas një asistimi të saktë nga Tshepang Moremi. Falë kësaj fitoreje, Afrika e Jugut e mbylli grupin në vendin e dytë, pas Meksikës, që fitoi të tre ndeshjet e saj.

Në fazën e 1/16-ve, afrikano-jugorët do të përballen me Kanadanë, skuadrën e renditur e dyta në Grupin B, në një ndeshje që do të zhvillohet të dielën në Inglewood të Kalifornisë.

Rruga e Afrikës së Jugut drejt kualifikimit nuk ishte e lehtë. Ekipi e nisi Kupën e Botës me humbjen 2-0 ndaj Meksikës, përpara se të siguronte një barazim 1-1 ndaj Çekisë falë një goli të vonë. Në ndeshjen e fundit, fitorja ndaj Koresë së Jugut ishte rezultati i vetëm që garantonte kalimin më tej.

Përfaqësuesja e njohur si “Bafana Bafana” kishte dështuar të kalonte fazën e grupeve në edicionet e viteve 1998, 2002 dhe 2010, kur ishte vend organizator.

REZULTATI:

Afrikë e Jugut 1-0 Kore e Jugut

Maseko 63’

Goli i Masekos (Video)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.