☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 100.73 ▲0.83%
ARI 4,074 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,780 ▲ +0.54% ETH $2,346 ▲ +0.67% XRP $1.3282 ▲ +1.35% SOL $101.2200 ▲ +0.28%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.73 ▲0.83 % ARI 4,074 ▼0.01 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 100.73 ▲0.83 % ARI 4,074 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Kronika

Homazhe në nderim të gazetarit të njohur, Agron Bala

bNë hollin e Radio Televizionit Shqiptar kanë nisur homazhet në nderim të gazetarit të njohur Agron Bala, i cili u nda nga jeta në moshën 60 -vjeçare në 15 janar, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Në homazhe marrin pjesë kolegë, drejtues të institucioneve të medias, bashkëpunëtorë, të afërm etj.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, përmes një mesazh ngushëllimi, vlerësoi kontributin e gazetarit Agron Bala, i ndarë nga jeta pak ditë më parë.

“Për brezin e gazetarëve të pas viteve ’90-të, emri i Agronit është ndër më të njohurit dhe me shumë kontribute në gazetarinë radio-televizive. Ai do të mbahet mend si gazetar, themelues i radios së parë private në Shqipëri, profesor i gazetarisë, e njëkohësisht si skenarist i dhjetëra dokumentarëve televizivë”, thuhet në mesazhin e Kreut të Shtetit, drejtuar familjes së gazetarit Bala.

“Ai ishte një drejtues i njohur i emisioneve televizive dhe njëri ndër gazetarët e parë të Shqipërisë në selitë e organizatave evropiane në Bruksel. Gazetaria e lirë dhe pluraliste e pas viteve të rrëzimit të diktaturës komuniste, në themelet e saj ka edhe kontributin e jashtëzakonshëm të Agron Balës”, citohet mesazhi i Presidentit.

bbI njohur jo vetëm si gazetar por edhe si pedagog i gazetarisë, profesor Bala ka patur një karrierë të pasur në televizion si skenarist, autor programi, pedagog dhe shkrimtar.

Prej disa kohësh, Balaj vuante nga një sëmundje e rëndë, prej së cilës nuk arriti të shpëtonte. Ai vdiq në një spital në Itali.

Kontributi i tij në gazetari daton që në fillim vitet ’90 ndërsa mbi 100 filma dokumentarë dhe programe janë përgatitur nën kujdesin e gazetarit. Ndër to përmendim dokumentare për Luigj Gurakuqin, Vaso Pashën, Hoxha Tahsinin, Mihal Gramenon, Shote Galicën etj.

Që prej vitit 2006, Agron Bala ishte autor i programit 7X7 në RTSH, ndërsa në publiçistikë romani i fundit është ai ”Dy kohë në një jetë”.

Ndërsa përsa i përket krijimtarisë letrare publikoi dhe dy romane. Profesor Bala u lind në qytetin e Shkodrës. U diplomua në vitin 1982 në Universitetin e Tiranës, për degën gjuhë letërsi. Më pas mbaron studimet për gazetari, ndërsa studimet pasuniversitare i përfundoi në Paris të Francës. Pas diplomimit ai u përkushtua botës së letrave, radios dhe televizionit

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.