🌦️
Tiranë 23°C · Rrebesh i lehtë 11 June 2026
S&P 500 7,356 ▲1.23%
DOW 50,679 ▲1.52%
NASDAQ 25,577 ▲1.62%
NAFTA 87.61 ▼2.69%
ARI 4,171 ▲0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $63,407 ▲ +2.41% ETH $1,680 ▲ +3.17% XRP $1.1374 ▲ +2.82% SOL $66.7700 ▲ +4.61%
S&P 500 7,356 ▲1.23 % DOW 50,679 ▲1.52 % NASDAQ 25,577 ▲1.62 % NAFTA 87.61 ▼2.69 % ARI 4,171 ▲0.91 % S&P 500 7,356 ▲1.23 % DOW 50,679 ▲1.52 % NASDAQ 25,577 ▲1.62 % NAFTA 87.61 ▼2.69 % ARI 4,171 ▲0.91 %
EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1539 EUR/GBP 0.8629 EUR/CHF 0.9228 EUR/ALL 95.2021 EUR/MKD 61.6653 EUR/RSD 117.3883 EUR/TRY 53.2834 EUR/JPY 185.24 EUR/CAD 1.6088
11 Jun 2026
Breaking
Politika

Hoxha: Mandati im është ta bëj Shqipërinë pjesë të BE

Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, në një takim me gazetarë nga vendet e Bashkimit Europian, më 11 qershor, u shpreh se mandati i tij në krye të institucionit që drejton është të bëjë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se hapja e kapitujve të negociatave me BE-në nuk është thjesht një proces teknik, por një mundësi që Shqipëria të jetë më pranë vendimmarrjes evropiane dhe të ketë zërin e saj në diskutimet që ndikojnë edhe vendin tonë.

“Çelja e kapitujve, negociatave, është shumë e rëndësishme për ata që merren me këtë punë profesionalisht. Por nuk është aq e lehtë t’ia shesësh opinionit publik që këto gjëra janë vërtet të rëndësishme, që këto që ne bëjmë janë të qenësishme me efektin e vet dhe që ndikimi i tyre do të vazhdojë të vijë. Ndoshta ka nevojë që të jemi edhe më praktikë, të tregojmë disa gjëra konkrete. Më lejoni t’ju jap disa shembuj.

Unë kam qenë në Bruksel disa herë dhe në takime, natyrisht në takime informuese. Kur shkoj në Bruksel, unë shkoj gjithmonë me një mesazh, që ne jemi të përafruar 100% me çdo vendim të BE-së. Kur BE cakton sanksione, vendos sanksione, ato bëhen sanksionet tona. Kur BE merr vendime në arenën ndërkombëtare, ato bëhen vendimet tona. Kur BE ka misionet e veta, ato bëhen edhe misionet tona. Pra, çdo gjë që mendohet në atë tryezë, për të bie dakord qeveria e Shqipërisë. Pse të mos jemi ne në atë tryezë? Ne nuk jemi anëtarë ende, nuk mund të marrim vendime, por që të jemi aty dhe të paktën të dëgjohemi, të kemi vendin tonë, të marrim fjalën, të japim mendimin tonë. Pra, kjo është ajo të mendosh ndryshe”, tha ai.

Ai gjithashtu u shpreh se pret që Këshilli Europian të ketë disa ide dhe mënyra të reja. Ministri solli si shembull anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, duke theksuar se procesi u realizua në një kohë rekord prej tetë muajsh, pavarësisht se fillimisht kishte skepticizëm për shkak të statusit të vendit si joanëtar i BE-së. Sipas tij, ky rast tregon se me vullnet politik dhe qasje fleksibël mund të gjenden zgjidhje të reja që përshpejtojnë integrimin dhe sjellin përfitime konkrete për qytetarët dhe ekonominë.

“Presim që KE të ketë edhe disa ide, të sjellë disa gjëra të tjera, se si mund të bëhen disa gjëra në mënyra të tjera, jo siç janë bërë deri më tani. Ja një shembull. Ku ne dëshironim të bëheshim pjesë e SEPA-s dhe në fillim na u tha: jo, nuk mund të bëheni pjesë e saj sepse nuk jeni shtet anëtar. Dhe pastaj dikush tha: po mirë, pse të mos përpiqemi, sepse nga kjo përfitojnë të gjithë, dhe ja që ndodhi. Ndodhi në një kohë rekord dhe ndodhi për tetë muaj”, tha ai.

Hoxha, u ndal tek rëndësia e komunikimit me qytetarët për procesin e integrimit evropian, duke pranuar se kjo është një fushë ku nevojitet më shumë angazhim. Ai bëri të ditur se ministria ka nisur takime me nxënës dhe studentë në të gjithë vendin, me synimin që të rinjtë të informohen dhe të përgatiten për mundësitë dhe ndryshimet që sjell anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, ai përmendi fushatën informuese “BE dhe Ju, BE nis nga shtëpia”, duke theksuar se reformat që afrojnë vendin me BE-në fillojnë brenda Shqipërisë.

“Komunikimi, jashtë mase i rëndësishëm. Me gjasë kjo është një fushë që duhet ta bëjmë më mirë, më shumë, e duhet ta bëjmë në mënyrë të vazhdueshme, së paku për opinionin publik vendas. Gjatë tre muajve të fundit, gjërat kanë ndryshuar, janë përmirësuar. Kjo ministri ka nisur një program për të shkuar në mbarë vendin, për të takuar të rinj të shkollave të mesme, të universiteteve, në mënyrë që ata që do të jenë pjesë e tregut të punës kur Shqipëria, ose afër kohës kur Shqipëria sipas planit tonë do të anëtarësohet në BE, është shumë e rëndësishme për ne që ata të dinë se çfarë ndodh, që të përgatiten. Kemi nisur një fushatë, BE dhe Ju. BE nis nga shtëpia. Ky është slogani, kjo është motoja jonë. Fillon këtu, nis këtu, sepse këtu i bëjmë reformat”, tha ai.

Sa i përket çështjes së Zvërnecit, ai përsëriti se nuk ka ende një projekt të miratuar, por do të ketë e se sipas tij do t’i vijë në ndihmë ekonomisë.

Hoxha deklaroi se nuk sheh lidhje mes protestave dhe procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Shtoi se protestat janë shenjë se në vendin tonë ka demokraci.

“Protestat tregojnë se qytetarët në Shqipëri kanë liri. Pra, mund të bësh kërkesa politike ose mund të sjellësh çfarë do lloj ideje. Idenë tënde ke të drejtë ta shprehësh. Nuk shoh lidhje mes protestave dhe integrimit në Bashkimin Europian. Nuk shoh lidhje mes protestave dhe procesit të integrimit. Protesta nuk ka vetëm në Shqipëri, por ka edhe në vendet europiane dhe janë krejtësisht normale. Unë e shoh si një shembull, që duhet të bëjë të tjerët që të kuptojnë se liritë indiiduale funksionojnë”, tha Hoxha.

Duke folur për faktin se a respektohen pakicat kombëtare në Shqipëri, Hoxha deklaroi se ato respektohen tërësisht.

“Ne njohim pakicat etnike dhe kemi miratuar legjislacion, që qytetarët e Shqipërisë të vetëdeklarohen si të dëshirojnë ato. Situata e pakicave në Shqipëri nuk është problem, është në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar. Ne kemi kuptuar që sa më mirë të trajtosh pakicat, aq më tepër vend demokratik je. Nuk kemi problem në lidhje me këtë çështje”, u shpreh Hoxha.

Foli edhe për vendet fqinje, nëse i shohin si një pengesë apo mbështetesë të procesit të integrimit.

“Ne kemi raporte shumë të mira me fqinjët. Greqia është mbështetësja jonë më e madhe drejt rrugës për në Bashkimin Europian. Ne kemi një ritëm të jashtëzakonshëm negociatat. Është ambicia jonë, duke e gjykuar nivelin e përgatitjes së ekipit tonë. Kemi punuar me premise kryesore dhe momenti është thelbësor. Ne e dimë se kjo dritare është e hapur tanimë, ndaj duhet të kapitalizojmë kohën, që të themi se ne po bëjmë reforma që po vlerësohen e më pas duhet të vijë vendimi”, deklaroi ministri.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.