☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 91.50 ▲1.08%
ARI 4,059 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $75,462 ▼ -6.5% ETH $2,222 ▼ -8.56% XRP $1.1858 ▼ -9.65% SOL $89.5400 ▼ -6.98%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.50 ▲1.08 % ARI 4,059 ▼1.34 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 91.50 ▲1.08 % ARI 4,059 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Bota

HUNGARI – Berlini kërkon aleance të re pas ndryshimit të qeverisë

BERLIN, 14 shtator /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul mbërriti sot në Budapest për një vizitë zyrtare, me shpresën se, pas ndryshimit të qeverisë në fillim të këtij viti, “Hungaria do të rigjejë zemrën e saj të madhe evropiane“.

Kryeministri konservator Peter Magyar mposhti populistin e djathtë Viktor Orban në zgjedhjet e prillit, pas 16 vitesh në pushtet të këtij të fundit.

Qeveria e Orbanit kishte ndjekur politika më miqësore ndaj Moskës, ndërsa pengonte sanksionet e BE-së dhe kritikonte ashpër Ukrainën.

Wadephul vlerësoi qeverinë e re hungareze për nisjen e reformave të rëndësishme brenda një kohe të shkurtër.

“Rikthimi i shtetit të së drejtës dhe zbatimi i kërkesave evropiane janë lajme të mira”, deklaroi ai.

Gjatë qëndrimit në Budapest, Wadephul pritet të takohet me presidentin Andras Baka, ministren e Jashtme Anita Orban dhe ministrin e Ekonomisë Istvan Kapitany.

Ai është ministri i parë i Jashtëm gjerman që viziton Hungarinë prej gati shtatë vitesh dhe shoqërohet nga një delegacion biznesi.

Wadephul e cilësoi dëbimin e 10 diplomatëve rusë nga Hungaria javën e kaluar si një sinjal të qartë ndaj Moskës.

Ai tha se solidariteti i Budapestit pas një tentative sulmi me dron shpërthyes në aeroportin Lajpcig/Halle, në fillim të gushtit, të cilin Berlini ia ka atribuar Rusisë, si dhe sanksionet e BE-së të miratuara edhe nga Hungaria, i dërguan Moskës një mesazh të qartë:

“Ne po mbrojmë rendin e paqes në Evropë kundër agresionit të Rusisë“, shtoi Wadephul

Rusia mohon çdo përfshirje në incidentin me dronin në aeroportin e Lajpcigut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.