🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 98.07 ▲0.95%
ARI 4,134 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $84,176 ▲ +1.46% ETH $2,473 ▲ +0.9% XRP $1.3625 ▲ +2.04% SOL $107.1700 ▲ +0.67%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.07 ▲0.95 % ARI 4,134 ▼0.39 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.07 ▲0.95 % ARI 4,134 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Hyrje pa sportele dhe pa kontrolle tradicionale për shqiptarët, Rama zbulon revolucionin dixhital që po vjen për aeroportin

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të fluturimit të parë Tiranë-Toronto, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke deklaruar se Tirana mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve.

Sipas tij, në vitin 2016 aeroporti regjistronte 22 mijë fluturime në vit dhe 2.2 milionë pasagjerë, ndërsa në vitin 2025 numri i pasagjerëve arriti në 13.7 milionë dhe ai i fluturimeve në 82 mijë. Rama tha se pritshmëritë janë që numri i fluturimeve të kalojë 100 mijë deri në fund të kësaj dekade.

Kryeministri njoftoi gjithashtu se së shpejti aeroporti do të hyjë në një fazë të re modernizimi, me vendosjen e portave dixhitale për qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike. Sipas tij, hyrja në aeroport do të kryhet pa kontrollet tradicionale, ndërsa të dhënat do të përpunohen përmes sistemeve të inteligjencës artificiale, në atë që ai e cilësoi si një transformim të rëndësishëm të aeroportit.

“Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve. Nga 2016 në vitin 2025, rritja ka qenë marramendëse. Në vitin 2016 kishte 22 mijë fluturime në vit për 2.2 milionë pasagjerë. Më pak se 10 vjet më vonë, numri i pasagjerëve arriti në 13.7 milionë dhe numri i fluturimeve në 82 mijë. Ne mendojmë që do të kalojë 100.000 në fund të kësaj dekade. Rinasi është ndër të parët që ka hedhur hapin e kalimit të dixhitalizuar të Check-in. Së shpejti, do të hapim këtu një kapitull të ri të transformimit dixhital të aeroportit dhe modernizimit të tij, portat dixhitale, të cilat do të jenë porta ku do të hyhet pa asnjë lloj kontrolli nëse je shqiptar dhe ke një pasaportë biometrike. Kjo do të bëjë që për të gjithë pasagjerët shqiptarë që hyjnë në Rinas të hyjnë si në shtëpinë e tyre dhe i gjithë info do të merret përmes inteligjencës artificiale që do të ketë kjo portë. Do të jetë një transformim i jashtëzakonshëm në shumë aspekte,” tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.