☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 24 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 93.35 ▲1.29%
ARI 4,300 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
₿ CRYPTO
BTC $83,520 ▼ -2.39% ETH $2,648 ▼ -2.8% XRP $1.4702 ▼ -7.02% SOL $113.3000 ▼ -3.01%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.35 ▲1.29 % ARI 4,300 ▼0.43 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.35 ▲1.29 % ARI 4,300 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056 EUR/USD 1.1398 EUR/GBP 0.8595 EUR/CHF 0.9392 EUR/ALL 91.4617 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4034 EUR/TRY 55.6772 EUR/JPY 180.21 EUR/CAD 1.6056
24 Sht 2026
Breaking
Kronika

I dënuar për trafik droge, arrestohet në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali 50-vjeçari

Arrestohet në qytetin e Durrësit me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian një 50-vjeçar, i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

50-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar e i dënuar me 6 vite burg nga gjykata e Apelit të Romës për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane, po ndjek procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit drejt Italisë.

“Policia e Shtetit

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “FAST”.

Kapet në Durrës dhe ndalohet me qëllim ekstradimi një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar me 6 vjet burgim për trafikim të narkotikëve.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i veprimeve të mirëorganizuara policore, bënë të mundur lokalizimin, identifikimin dhe ndalimin, me qëllim ekstradimin, të shtetasit G. L., 50 vjeç, lindur në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Romës, Itali, me vendim të muajit mars 2025, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Italisë”, njofton policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.