☁️
Tiranë 27°C · Vranët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.62 ▲0.67%
ARI 4,395 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,320 ▲ +0.05% ETH $1,916 ▲ +0.73% XRP $1.0040 ▲ +0.65% SOL $77.0800 ▲ +1.52%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.62 ▲0.67 % ARI 4,395 ▼0.57 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.62 ▲0.67 % ARI 4,395 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Politika

“I rrahën dhe i torturuan në makinat e policisë”, Berisha: Lironi menjëherë protestuesit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje sot që të lirohen menjëherë qytetarët e ndaluar, duke akuzuar policinë për dhunë të rëndë ndaj tyre në protestën e zhvilluar para Parlamentit.

Sipas tij, ndaj protestuesve paqësorë është ushtruar “dhunë çnjerëzore dhe barbare” nga forcat e rendit, duke përmendur përdorimin e gazit lotsjellës, sprajit, ujit me presion dhe goditjet fizike.

“Tek ajo hyrje janë gjuajtur edhe gjatë periudhës kur kemi qenë ne, por nuk ka ndërmarrë kush një operacion të tillë të egër, brutal, duke i qëlluar me shqelma në kokë protestuesit e rrëzuar përdhe. Duke i rrahur dhe torturuar edhe në makinat e policisë”, deklaroi ai.

Hodhi poshtë pretendimet për dhunë ndaj policisë, duke i quajtur ato “të fabrikuara”.

“Në një akt kriminal, u përpoqën të simulojnë plagosje të policëve, në një kohë kur ato ishin të gjitha fake. Jam interesuar atë ditë gjatë gjithë kohës me mjekë dhe me mundësi të tjera, absolutisht të gjithë policët që janë dërguar aty, përveç njërit që ka shkuar në QSUT për një problem tjetër, jo për goditje, të tjerët kanë qenë të gjithë vetëm e vetëm për të akuzuar protestuesit se kanë ushtruar dhunë me gjëra qesharake krejtësisht të parëndësishme.

Aq e vërtetë kjo, saqë u arrit të kapet edhe dëshmitari i rremë, i cili nga shtrati i spitalit u gjet duke shkelmuar protestuesit pasi luajti rolin e të plagosurit. Sot ata dalin para gjyqit”, tha kryedemokrati.

Kujtojmë se Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 12 të tjerë për incidentet e ndodhura mesditën e 2 korrikut, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë tubimit mbetën të lënduar 15 punonjës policie, ndërsa u dëmtua edhe një automjet i Policisë së Shtetit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.