☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 102.82 ▲0.8%
ARI 4,029 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $79,019 ▼ -2.87% ETH $2,277 ▼ -3.61% XRP $1.2514 ▼ -5.75% SOL $97.3900 ▼ -5.04%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,029 ▼0.05 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 102.82 ▲0.8 % ARI 4,029 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Ilir Meta rikonfirmohet kryetar i LSI-së me 76% të votave të anëtarësisë

Ilir Meta rikonfirmohet në postin e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke fituar përballë dy kandidatëve të tjerë, Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiu.

Në përfundim të procesit zgjedhor, në emër të Komisionit Qendror Zgjedhor në LSI, Ornela Muhametaj, publikoi rezultatet e votimit të zhvilluar të dielën në të gjitha qarqet e vendit. Meta rezultoi fitues me 76 për qind të votave, kundrejt 12.1 për qind të fituara nga kandidati Spahiu dhe 11.9 për qind nga kandidati Rrokaj.

“Në kutitë e votimit u gjetën 42.370 fletë votimi, nga të cilat 41.862 u vlerësuan të vlefshme, ndërsa 508 vota u vlerësuan të pavlefshme. Nga numërimi i votave të vlefshme rezultoi se kandidati Ilir Rexhep Meta ka marrë 31.815 vota ose 76% e tyre; kandidati Përparim Islam Spahiu ka marrë 5065 vota ose 12.1% e tyre, ndërsa kandidati Shezai Fetah Rrokaj ka marrë 4982 vota ose 11.9 për qind e tyre. KQZ, bazuar në rezultatet e mësipërme, vendosi të shpallë fitues të garës për kryetar të LSI-së, z. Ilir Meta”, deklaroi Muhametaj.
Ajo falenderoi gjithë anëtarët e LSI-së për pjesëmarrjen dhe kontributin e rëndësishëm që dhanë për të realizuar një proces zgjedhor shembullor, për nga pjesëmarrja dhe standardet e zgjedhjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.