🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $80,972 ▼ -0.41% ETH $2,381 ▼ -0.06% XRP $1.2924 ▼ -1.07% SOL $102.6300 ▼ -0.74%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
24 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Incident verbal në nisje të protestës, tension mes qytetares dhe aktivistit

Një incident verbal ndodhi këtë të martë në nisje të protestës në ditën e 24-tët, kur aktivistë dhe qytetarë ishin mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për tubimin e radhës.

Situata u tensionua për një moment mes një qytetareje, e cila mbante një fëmijë në krahë, dhe aktivistit Arben Kola, gjatë kohës kur ky i fundit po i drejtohej protestuesve me megafon dhe po jepte thirrje për vijimin e marshimit drejt Kryeministrisë.

Qytetarja ndërhyri duke kundërshtuar mënyrën se si po zhvillohej protesta duke kritikuar organizatorët e protestës se po ndikonin negativisht në vijimësinë dhe fuqinë e protestës nga dita në ditë. Sipas saj, një pjesë e qytetarëve dhe emigrantëve nuk janë lejuar të shprehen lirshëm, gjë që sipas saj ka krijuar pakënaqësi dhe ka ulur energjinë e protestës.

Qytetarja: “Duhet revoltë o vëlla! A ke revoltë? Apo vetëm megafonin në dorë?”Arben Kola: “Po mos të kisha revoltë, s’do të kisha dalë këtu në shesh!”Qytetarja: “S’është revoltë kjo, me paqe!”Arben Kola: “Si është revolta?”Qytetarja: “Unë i dal përballë atij! Unë jam e para që vij!”

Në vijim, qytetarja vijoi me akuza ndaj mënyrës së organizimit:

Qytetarja: “Erdhën emigrantët dhe i përzutë!”Arben Kola: “Kush i përzunë?”Qytetarja: “I përzutë ju, s’i latë të flisnin! U bë rrëmujë aty! Po bie protesta çdo ditë prej jush! Ne duam të ikim te parlamenti tani, pse na drejtoni te Kryeministria? Kush je ti që më drejton mua?”

Qytetarja: “Ju të ndaloni, thoni mos!”

Arben Kola vazhdoi me thirrjet e tij të zakonshme për dorëheqje dhe për bashkim të protestuesve, ndërsa më pas nisi marshimi drejt Kryeministrisë në Tiranë.

Gjatë marshimit, qytetarja vijoi të shprehte pakënaqësitë e saj, duke ngritur shqetësime për mënyrën e organizimit dhe për drejtimin e protestës. Sipas saj, protestuesit duhet të kishin më shumë hapësirë për të vendosur vetë drejtimin e tubimit dhe për të shprehur lirshëm revoltën e tyre.

Në një deklaratë të mëvonshme para kamerave, ajo u shpreh me tone emocionale.

“Vjen emigranti i revoltuar, del ai tjetri i thotë mos fol? Dua të shpërthej se s’mban më! Si unë ka 1000 të tjerë”, tha ajo.

Debati u shoqërua edhe me qëndrime të tjera nga protestuesit, ku disa mbështesnin vazhdimin e marshimit drejt Kryeministrisë ndërsa zonja kërkonte rrethimin e parlamentit.

Pavarësisht tensionit të momentit, tubimi vijoi normalisht dhe protestuesit u drejtuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku vijuan thirrjet dhe qëndrimi i tyre i zakonshëm kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.